E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama që rrit taksat, kërkon uljen e pensioneve dhe pagave



Partia Demokratike reagoi dje pas deklaratës së kreut të PS-së, Edi Rama, për situatën ekonomike. Zëdhënësja Erla Mëhilli tha se Rama po kërkon që qytetarëve mos t’u rritet paga dhe pensioni, duke e cilësuar këtë, si diçka mediokre nga ai. Mëhilli tha se Rama ka rritur taksat për bizneset e vogla. Rama apo Mr.15% u paraqit para mediave si një vajtues i krizës ekonomike. Sot ai i bëri thirrje qeverisë të mos rrisë rrogat e pensionet, pasi sipas tij, kjo rrezikon themelet e shtetit. Rama, i cili ka 3-4-fishuar taksat vendore për biznesin e vogël, po bën çdo përpjekje për të nxitur krizën në Tiranë, ndaj edhe qeveria ka vendosur ta ndalojë dhe me një dekret të posaçëm do t’i vërë atij “kufirin tek thana” siç është shprehur edhe Kryeministri dhe nuk do të lejojë asnjë rritje tjetër të tarifave e taksave ndaj biznesit të vogël më shumë se 10%”, - tha Mëhilli. Ajo më pas bëri thirrje që Rama të dorëzojë planin rregullues dhe garantoi qytetarët që qeveria ka fondin gati për rritjen e pagave në maj. “Për sa u përket rrogave e pensioneve, i themi z. Rama se kjo qeveri disponon fondin e plotë për t’i rritur ato, qindarkë për qindarkë, siç ka premtuar dhe se zotëron të gjitha mjetet për plotësimin e të gjitha kërkesave të buxhetit të vitit 2009 të votuar në Parlament”, - tha Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›