E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollari nis të fitojë pikë ndaj lekut në këmbimet valutore

Ditën e djeshme në tregun valutor një dollar blihej me 98,8 lekë dhe shitej me 99,3 lekë. Monedha shqiptare, leku, pas forcimit kundrejt dollarit javën e kaluar, ka nisur të humbasë pikë që nga fillimi i kësaj jave në këmbimet valutore ndaj dollarit. Ditën e djeshme ka rezultuar se leku ka humbur afro 2,5 pikë kundrejt dollarit në këmbimet valutore në krahasim me fillimin e kësaj jave. Një dollar është blerë me 98,8 lekë dhe është shitur me 99,3 lekë, ndërsa në fillim të javës një dollar është blerë me 96,4 lekë dhe është shitur me 96,9 lekë. Ndërkohë, dollari është forcuar edhe kundrejt fundjavës së kaluar, kur blihej me 97 lekë dhe shitej me 97,5 lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›