E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Opozita i uron shqiptarët: “Rroftë përmbytja!”

TIRANË - Partia Demokratike reagoi dje me anë të zëdhënëses së saj, Erla Mëhilli, në lidhje me qëndrimin e opozitës për përmbytjet e ditëve të fundit. “Edi Rama dhe bllokmenët e rinj, pasi kaluan pushimet e fundvitit në Burgalarab dhe detet e nxehta, u sollën shqiptarëve si urim: Rroftë përmbytja!” - tha zëdhënësja e PD-së menjëherë pas deklaratës së bërë nga deputeti socialist, Ilir Beqja. Sipas saj, deklaratat e Edi Ramës për përmbytjet janë dëshmi tjetër se ai alternativë të vetme për shqiptarët ka fatkeqësinë natyrore”. Mëhilli u shpreh se reshjet dhe vërshimet e mëdha që rritën në dhjetëra e dhjetëra herë prurjet në lumenjtë e Matit, Drinit të Zi, Drinit të Bardhë e degëve të tyre, në lumin e Gashit, Valbonës, Currës dhe në lumin e Shalës, u përballuan me dëmet më minimale. “Kjo së pari për shkak të angazhimit total para dhe mbas natës së ndërrimit të viteve nga autoritetet lokale dhe qendrore për menaxhimin e situatave emergjente dhe, së dyti, nga pritat dhe argjinaturat e ngritura në lumin e Matit, në atë të Drinit, Kirit e Vjosës, të cilët përballuan vërshimet e papara të këtyre lumenjve gjatë dhjetëditëshit të fundit. “Partia Demokratike shpreh edhe njëherë vlerësimin dhe mbështetjen e saj më të madhe për qytetarët e këtyre zonave, qeveritarët vendorë të të gjitha niveleve, për forcat e Policisë së Shtetit, Emergjencat Civile dhe ato të Ushtrisë, Bordeve të Kullimit, të cilët bënë që këto momente kritike të përballohen pa humbje jetësh dhe me dëme plotësisht të kompensueshme”, - deklarojnë burimet zyrtare të selisë blu.

5 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›