Topi: Janë sajesa të radhës të socialistëve

24/03/2005 PS kërkon hetimin e marrëveshjes mes PD dhe kompanisë amerikane
Marrëveshja e bashkëpunimit mes Partisë Demokrtaike dhe kompanisë amerikane për zgjedhjet, Barbour Griffit & Rogers, për organizimin e fushatës elektorale të partisë së kryesuar nga Sali Berisha, pritet të bëhet objekt hetimi nga një komision i posaçëm për çështjet e Kodit Zgjedhor. Ndërsa socialistët kanë hedhur hijet e para të dyshimit, demokratët theksojnë se kjo është një sajesë e radhës e PS-së. Gjatë mbledhjes së djeshme të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste është vendosur që deputetët Erion Braçe, Elmaz Sherifi dhe Ylli Bufi të studiojnë anën ligjore, nëse kjo marrëveshje cënon pika të kodit zgjedhor dhe legjislacionin shqiptar për tatimet. Socialistët kanë vënë në dyshim mungesën e trasparencës së marrëveshjes mes kompanisë amerikane BG&R dhe PD-së, pasi, sipas tyre, kjo kompani është private dhe si e tillë duhet të paguajë tatimin mbi fitimin për marrëveshjen që ka nënshkruar me një subjekt shqiptar. Në këtë kuadër sipas Kodit Zgjedhor, subjektet politike duhet të bëjnë të njohur dhe financimet, me të cilat do të zhvillojnë fushatat elektorale. Ndërkohë, fill pas vendimit të dalë nga parlamentarët socialistë ka reaguar kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi. Sipas tij, "këto janë sajesat e radhës të socialistëve, që i ka përfshirë paniku i humbjes. BG&R është një kompani serioze amerikane, që respekton ligjet dhe rregullat e një vendi. Me sa duket, socialistët e ngatërrojnë aktivitetin e kompanive serioze, me bizneset e tyre që janë mësuar t'i shmangen taksave dhe ligjeve të shtetit dhe tashmë nxjerrin lloj-lloj insinuatash. Nuk besoj se ka shqiptar që të besojë të tilla shpifje". Gjithsesi, Partia Socialiste, pas studimit nga ana ligjore, që do t'i bëjë çështjes, do të shikojë nëse është e nevojshme që të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për transparencën e marrëveshjes, për të cilin deputetët socialistë janë shprehur të gatshëm të mbledhin firmat e nevojshme për të ngritur komisionin. Si kundërpërgjigje ndaj kundërshtares së saj politike Partisë Demokratike, PS-ja po studion disa kompani të huaja, të cilat janë të specializuara për të organizuar fushata elektorale. Pas përzgjedhjes së kompanive për organizimin e fushatës, PS-ja premton se do të zbatojë të gjitha procedurat e një marrëveshjeje për të respektuar ligjet shqiptare.