PD: “PS, censuruesja e mediave”
Autori i Lajmit: red.
Partia Demokratike ka deklaruar nëpërmjet zëdhënësit të saj, Gerti Bogdani, se mediat e orkestruara nga Rama nuk kanë dhënë lajmin e vizitës së ministrave të Kosovës në punimet e rrugës Durrës-Kukës-Morinë. "Dje, Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryecensuruesi i Shqipërisë dhe armik i egër i korridorit të shqiptarëve, Durrës-Kukës-Morinë urdhëroi tele-belendin për të censuruar vizitën në korridorin e shqiptarëve, jo vetëm të ministrit të Punëve Publike, por edhe të katër ministrave të qeverisë së Kosovës", - u shpreh Bogdani. Këtë veprim Partia Demokratike e quan një akt të shëmtuar. "Me këtë akt të shëmtuar dhe primitiv, Rama vazhdon të faktojë intolerancën e plotë ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së informacionit, diktatin e tij ndaj mediave deri në censurë të plotë", - shtoi Bogdani. Partia Demokratike "i ka bërë thirrje Ramës të mos ketë frikë që Shqipëria po ndryshon".
Ky lajm është publikuar: 26/02/2009