E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: “PS-ja i mashtron shqiptarët për progres-raportin e BE-së”



Partia Demokratike, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka deklaruar se Partia Socialiste po i mashtron shqiptarët në lidhje me progres-raportin e BE-së për Shqipërinë. “Mr. 15% apo tashmë edhe Mr. Dosja, me zëdhënësin e tij të ri, një njeri që është ndaluar në kufijtë e vendeve fqinj, sepse ka nxjerre viza dhe ka trafikuar me makinën e tij vajza të reja; një njeri që ka ndërtuar pasuritë e tij mbi trafikun e tyre, foli sot nga selia e Partisë Socialiste me një gjuhë të një rrugaçi ordiner, në një deklaratë të diktuar nga z. Dosja, duke trilluar, mashtruar dhe keqinformuar qytetarët shqiptarë lidhur me progres-raportin e Bashkimit Europian”, - ka bërë të ditur zëdhënësi i PD-së, Bogdani. “Z. Balla u paraqit sot me moralin e atij që merr përsipër të shesë dhe të blejë njerëz si skllevër, ai u paraqit sot me një gjuhë ordinere; u paraqit sot më shumë se kurrë si simbol i politikës së ashtuquajtur të re, por që siç shihet qartë vetëm e re nuk është”, - përfundon deklarata e Partisë Demokratike

18 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›