E Diel, 1 Nëntor 2026

Uillson: “Partitë politike të angazhohen për zgjedhje demokratike”



Edhe ambasadori britanik në Shqipëri, Fraser Uillson, ka vënë theksin në domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Duket se kjo kërkesë po i vjen Shqipërisë nga të gjithë aktorët dhe faktorët ndërkombëtarë, brenda dhe jashtë vendit. Gjatë fjalës së tij ambasadori britanik në Shqipëri, Uillson, ka ftuar partitë politike të angazhohen për arritjen e standardeve në zgjedhjet e ardhshme të qershorit. Duke i konsideruar zgjedhjet si vendimtare për integrimin e Shqipërisë, ambasadori Uillson ka theksuar faktin se arritja e standardeve në zgjedhjet e qershorit përbën një fazë të rëndësishme për vendin. Deklarata e ambasadorit britanik ka ardhur gjatë takimit të djeshëm me kreun e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

18 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›