Rumunët përplasen me shqiptarët për tregun e prostitutave, kapet një i kërkuar Shqiptari që ditën merrte asistencë natën dilte dhe shiste kokainë Disa shqiptarë janë bërë protagonistë të disa artikujv
06/05/2009 Rumunët përplasen me shqiptarët për tregun e prostitutave, kapet një i kërkuar
Disa shqiptarë janë bërë protagonistë të disa artikujve në mediat italiane, ku spikat lufta e vërtetë mes dy bandave rivale mes shqiptarëve e rumunëve për larje hesapesh. Gjithashtu është arrestuar një shqiptar që ditën hiqej si i varfër dhe natën shiste kokainë, teksa u arrestua një 19-vjeçar nga Tirana që kërkohej për grabitje vilash. Përplasja mes dy bandave rivale nisi nga ora një e gjysmë mes të dielës e së hënës, ku dëshmitarët telefonuan në numrin 113, ku treguan për skenën që kishin parë. Shqiptarët dhe rumunët fillimisht kishin hyrë në një lokal ku pas sherrit për zotërimin e tregut të prostitutave atje kishin dalë jashtë, ku tensioni ishte rritur deri në pikën kur u përdorën pistoletat. Dy klanet pasi nisën sherrin u përpoqën të largoheshin me makina, por shqiptarët meqë ndodheshin në superioritet numerik pasi ishin pesë persona i ndoqën tre rumunët. Ekspertët e policisë pasi morën dëshmitë përkatëse arritën ti identifikonin dhe të arrestonin autorët e kësaj ngjarjeje. Motivi i këtij sherri masiv që u shndërrua në luftë ishte prishja e pazareve për shitjet e prostitutave dhe dominimi i vendit të tyre. Ndërkaq, në Itali është arrestuar një 19-vjeçar nga Tirana që kërkohej për vjedhje me dhunë në vila dhe apartamente dhe sekuestrim personi. Mediat italiane shkruajnë se është arrestuar Igland Bodinaku, teksa po merret në pyetje për akuzat që i janë ngritur. Teksa policia regjistronte këto dy episode me protagonistë shqiptarët në dy vende të ndryshme të Italisë, një tjetër rast i veçantë u bë objekt hetimesh intensive. Një 40-vjeçar u kap në Milano, sepse ditën hiqej si i varfër dhe natën arrinte të shiste kokainë. Mediat italiane njoftojnë se në pranga ka rënë Alfred Tafa, 40 vjeç, rezident në Moncalieri, pasi akuzohet për mbajtje droge. Bashkë me të u arrestuan edhe dy bashkëpatriotë Arben Tako, 41 vjeç dhe Kujtim, Uka 42 vjeç. Hetimet kishin filluar qysh në vitin 2008, kur agjentët e Antidrogës kishin rënë në gjurmët e policisë kishte rënë 40-vjeçari që hiqej si i papunë dhe në vështirësi ekonomike, por sapo binte mbrëmja ai u shpërndante kokainë klientëve të tij. Policia sekuestroi 250 gramë kokainë të pastër dhe ndaloi dy italianë. Ndërkaq, Alfred Tafa rrëfeu në polici se kishte mbledhur 100 mijë euro nga shitja e drogës dhe i kishte futur në bankë. Nga ana tjetër ai kishte arritur të përfitonte edhe një asistencë sociale ndihmë nga shteti sepse u regjistrua si i papunë bashkë me të shoqen.