E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: PS në ethe zgjedhore

Tiranë -Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj kundërshtares së saj në opozitë, e cila akuzoi qeverinë së të dështuar në reformat e saj. “Mr 15%, nxori sot njërin prej tellallëve të tij për të trilluar dhe mashtruar serish për Shqipërinë dhe arritjet e Shqipërisë. Suksesi i Shqipërie dhe reformave të vendit, merr dhe ka marre vlerësimin më kulmor me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe ratifikimin e Marrëveshjes se Stabilizim Asocimit nga Parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”-tha zëdhënësi i selisë blu Gerti Bogdani.

Ai tha më tej, se suksesi i Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit është konfirmuar nga institucionet më serioze në botë, që sipas Bogdanit e kanë radhitur Shqipërinë në 10 vendet më të suksesshme të botës.

“Zhurma që bëjnë sot zhurmëtarët e z. Rama tregon panikun e madh elektoral të tyre për 28 Qershorin që po afron dhe faktin se e shohin të qartë dhe të sigurt mandatin e dytë të kësaj Qeverie”-vijon deklarata nga Partia Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›