Raporti, reagon LSI-ja
Tiranë - Për raportin e Foreing Oficce të qeverisë britanike, ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. “Foreing Oficce ka reflektuar në mënyrë reale atë që është problematikja e dështimit të qeverisjes së Sali Berishës në Shqipëri. Duke përzgjedhur nga konstatimet kryesore të tij, në mënyrë të veccantë korrupsionin, mendoj që korrupsioni nuk është më i rritur në Shqipëri, as edhe galopant, por është një korrupsion shpërthyes”-vlerësoi raportin sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili.
Ai ka radhitur një sërë faktorësh, sipas të cilit Shqipëria është përfshirë në krizë ekonomike. “Kriza ekonomike ka thelluar papunësinë dhe janë mijëra familje shqiptare qe po e vuajnë në mënyrë dramatike atë. Kjo papunësi ne rritje te frikshme ka bere shpërthyese situatën sociale ne vend.
"Është koha për veprime konkrete, te shpejta dhe te shumanshme në luftën ndaj papunësisë ndryshe nuk mund të ketë paqe sociale dhe zhvillim”-tha më tek Vasili.
Kjo forcë politike mendon se qeveria shqiptare po trajton krizën në mënyrë të propagandistike dhe po proklamojnë lart e poshtë një Shqipëri të rreme dhe gjoja pa krizë.