PD-PS nisin llogaritë për qeverinë e re

17/04/2005 Zonat me minoritarë, Elbasani, Kuksi, Mirdita, Lezha, Korça, Tirana dhe Durrësi, qytetet më të lëkundura
LIS dhe LZHK hyjnë në garë me dy të mëdhenjtë, për koalicionet paszgjedhore
Partitë e vogla parlamentare duket se do të jenë sërish përcaktuese në krijimin e qeverisë së paszgjedhjeve. Kjo për vetë faktin se të dy forcat kryesore të politikës shqiptare kanë deklaruar se synojnë të arrijnë në 60-65 vende në mazhoritar. Ndërsa si PD dhe PS do të mbështesin partitë aleate në proporcional, për të marrë kështu shumicën e duhur për krijimin e qeverisë që do të drejtojë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme. Aktualisht PS ka 67 deputetë, ndërsa PD ka 54.
PS-PD
Në një mbledhje të Grupit parlamentar, drejtuesit e PS-së kanë deklaruar se me ndarjen e re elektorale koalicioni i majtë synon në 75 deputetë. Ku 60-65 do të jenë deputetë socialist, që do të dalin në mazhoritar dhe 10-15 deputetë do të jenë të aleatëve, të cilët do t'i marrin mandatet e deputetëve prej proporcionalit. Nga ana tjetër, demokratët theksojnë se do të fitojnë 65-75 mandate të deputetëve në mazhoritar. Duke parë se partia që merr shumë mandate në votimin e drejtpërdrejtë nuk merr mandate nga proporcionali, demokratët shprehen se do t'i krijojnë mundësinë aleatëve të vegjël për të marrë mandate nga proporcionali. Në këtë rast, ata thonë se nuk do të vihet në zbatim skema e Dushkut të madh, por do të respektohen standardet ndërkombëtare.
LSI-LZHK
Në lojën elektorale, tashmë janë futur dhe dy parti të reja, që synojnë të jenë përcaktuese për qeverinë e ardhshme. Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar se synon të fitojë 40 zona në mazhoritar, duke i bërë sfidë PS-së se cila forcë do të jetë e para në koalicionin e majtë. Duket se më të qetë kanë qëndruar krerët e LZHK-së, të cilët thonë se synojnë të arrijnë në 20 për qind të votave, duke u kthyer në një lëvizje që do të përcaktojë politikat në qeverinë e ardhshme. Pritet që kjo forcë politike të ketë marrëveshje bashkëpunimi me PD-në në zona të caktuara. Megjithatë, skema të tilla ende nuk janë bërë zyrtare.
Lëkundjet
Tashmë partitë politike kanë përqëndruar fushatën e tyre në zona të lëkundura, ku asnjë nga palët nuk ka krijuar garancinë e elektoratit. Kështu, zona e Matit do të jetë tepër e paparashikueshme, për shkak të ndikimit që ka LZHK në këtë zonë. Ndërsa dhe zonat minoritare në jug të vendit si Dropulli dhe Himara mund të sjellin të papritura. Kjo sepse elektorati ka treguar se nuk voton për një forcë të caktuar. Po kështu dhe Elbasani, Kuksi, Mirdita, Lezha dhe Korça. Shpesh në këto zona është vënë re ndërrimi i të zgjedhurve, ku as PS dhe as PD nuk kanë fituar në mënyrë të pandërprerë. Një fushatë të ndezur do të përjetojë Durrësi dhe Tirana. Kjo për shkak të numrit të madh të deputetëve që do të dalin nga këto dy zona.
Kushtetuta
Parlamenti i ardhshëm do të ketë të drejtën që të votojë deri në tri herë për të miratuar qeverinë e re, në rast se asnjë nga forcat politike nuk arrin shumicën. Kushtetuta parashikon se "Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast, Presidenti emëron Kryeministrin e ri. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin".
Partitë përshëndesin Kodin e Etikës
Partia Socialiste ka mirëpritur Kodin e Etikës, të propozuar nga Presidenti i Republikës, duke veçuar se është një nismë e ndërmarrë që më parë prej saj dhe që duhet të mbështetej në të mirë të procesit zgjedhor. Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Valentina Leskaj, u shpreh se PS e mbështet Kodin e Etikës, si një nismë të menjëhershme dhe që synon përmbushjen e standardeve të kërkuara në lidhje me zgjedhjet. Ndërsa sekretari i Pergjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, u shpreh se nuk mund të ketë themel logjik një kod etike i kërkuar për t'u respektuar nga ata që përjashtuan partitë e tjera për të qenë të barabartë në çështjet zgjedhore. Duke iu referuar qëndrimeve të mëparshme të PS-së dhe PD-së për të mos përfshirë LSI-në dhe LZHK-në në përgatitjen e kodit zgjedhor, Vasili u shpreh se Kodi i Etikës është i dështuar që në fillim. Nga ana tjetër, LSI shpreh shqetësimin se socialistët janë duke përdorur administratën shtetërore për fushatë elektorale. Ky, sipas Vasilit, është një fenomen që duhet frenuar menjëherë. Në të njëjtën frymë janë shprehur dhe republikanët që kanë përshëndetur Kodin e Etikës, por që kanë theksuar se nuk është e moralshme që të përdoret administrata shtetërore në këtë fushatë prej një partie politike. Ndërsa dhe demokratët shprehen se janë socialistët që duhet të respektojnë këtë Kod Etike.
Neritan Ceka
Partia Aleanca Demokratike synon që në zgjedhjet e përgjithshme të kësaj vere të marrë mbi 70000 vota nga elektorati shqiptar. Kjo shifër, sipas presidentit të kësaj partie, Neritan Ceka, është dyfishi i zgjedhjeve të mëparshme. Ndërkohë që PAD-ja po intensifikonë punën për të konsoliduar strukturat në mbështetje të 100 kandidatëve.
Lufter Xhuveli
Partia Agrare Ambientaliste me programin e saj politik synon që të sigurojë rreth 100000 vota nga elektorati shqiptar. Sipas kreut të PAA-së, Lufter Xhuveli, përveç votave individuale, që kandidatët e saj do të sigurtojnë, do të punohet për të marrë sa më shumë vota partie, në këtë mënryë PAA-ja do të ketë një përfaqësim dinjitoz.
Skënder Gjinushi
Partia Socialdemokrate synon që në zgjedhjet e përgjithshme të kapë mbi 10 për qind të proporcionalit. Sipas kryetarit të PSD-së, Skënder Gjinushi, 100 kandidatët socialdemokratë në garën elektorale do të synojnë që të marrin sa më shumë vota partie kjo do t'i rrisë përqindjen e saj në përfaqësimin në Kuvendin e ardhshëm.
Arjan Starova
Partia Bashkimi Liberal Demokrat, synon që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kalojë minimumin e pragut elektoral për marrjen e mandateve të deputetëve. Pra 2.5 për qind, që do të thotë dy ose tre deputetë. "Natyrisht, në rast marrim më shumë, do ishte edhe më mirë akoma, por ne synimin tonë këtu e kemi", tha Arjan Starova.
Fatmir Mediu
Kryerepublikani Fatmir Mediu tha se PR synon të përfaqësohet sa më mirë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe të kemi një rritje të konsiderueshme në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Madje, mund të them që në këto zgjedhje synojmë të arrijmë te shifrat e 6 apo 7 përqindëshit të votave si subjekt politik.
Ilirian Berzani
Deputeti i PDR-së, Berzani, tha se "në këto zgjedhje synojmë një dyfishim të rezultatit në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Në vitin 2001, arritëm të shkojmë në nivelin 5.8 për qind, por në këto zgjedhje synojmë një dyfishim. Ne kemi treguar se jemi parti që kemi elektorat dhe synojmë që ta rrisim akoma më shumë atë".