Vetgoditet me armë gjahu në gojë në oborrin e shtëpisë

17/04/2005 Ermal Liçi nga Linza u vetëvra para të atit, duke mos iu bindur lutjeve të tij. Shkaqet ende mister
Vret veten me armë gjahu në gojë, në oborrin e shtëpisë, duke lënë në këmbë të atin, që i përgjërohej të mos e kryente aktin. Ermal Liçi 22 vjeç, banues në Linëz të Tiranës është vetvrarë pasditen e djeshme në rrethana ende të paqarta për familjen e tij dhe policinë. Nuk kishte shumë kohë, që kishte kryer shërbimin ushtarak dhe pasi ka drekuar me familjen ka dalë në oborr, duke u vetëvrarë me një armë e gjahu teke, që mbanin në shtëpi me leje.
Ngjarja
Ka qenë pasditja e të shtunës rreth orës 15.30, kur 22-vjeçari nga Linëza, ka shkrehur në gojë një fishek të armës së gjahut, që kishin në shtëpi. Goditja e saçmeve të tekes në kokë ka qenë vdekjeprurëse për të riun, i cili ende nuk dihet pse e ka kryer këtë akt. Sipas dëshmive të të afërmve i ndjeri kishte qenë djalë i qetë dhe pa probleme. Ai kishte drekuar së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe pas pak është gjetur nga i ati në oborr me armën e gjahut në dorë. I ati i është lutur 22-vjeçarit, ta hiqte nga dora armën. Por, ky i fundit i është përgjigjur, që të mos afrohej se do të vriste veten. I ndodhur në këtë situatë, ai ka vendosur në gojë tytën e tekes dhe ka tërhequr këmbëzën. Babai i Ermalit, i cili ka qenë dëshmitar i vetvrasjes së të birit, ndonëse i është lutur, që ta linte në tokë armën, nuk e ka bindur dot. Shtëpia e ndodhur pranë Repartit 711 në Linëz është mbytur në vajë pasditen e djeshme, ku vinin për ngushëllim të afërm e fqinj.
Shkaqet
Lajmi për vetëvrasjen e 22-vjeçarit Ermal Liçi nga Linza e Tiranës, është pohuar dje edhe nga burime zyrtare të policisë kryeqytetase. Sipas këtyre burimeve, ende nuk është konkluduar në një shkak konkret rreth motiveve të ngjarjes. Sipas deklarimeve të familjarëve dhe të afërmve në polici, Ermali nuk kishte shfaqur ndonjëherë sjellje ekstreme të këtij lloji. Madje ai nuk ka bërë të ditur ndonjë arsye, që mund ta çonte në vetëvrasje. Ata kanë pohuar në polici se e vetmja gjë, që e mundonte Ermalin ishte mungesa e një pune. Ai nuk kishte shumë kohë, që kishte kryer shërbimin ushtarak dhe e ndjente të nevojshme të gjente një punë, kanë pohuar familjarët para hetuesve. Por, gjendja ekonomike nuk ka qenë aq ekstreme sa ai të kalonte në vetëvrasje kanë shtuar ata. Sipas policisë, vetëvrasja e 22-vjeçarit ka mbetur thuajse enigmë edhe për familjarët. Për këtë arsye janë kërkuar edhe shokët e tij, të cilët do të merren në pyetje, nëse Ermali u ka treguar për ndonjë shkak që e shqetësonte.