Shehi: Synojmë të jemi në forcat kryesore

17/04/2005 Dashamir Shehi, deputet i LZHK-së, shprehet për “Metropol” se lëvizja, në të cilën ai bën pjesë, synon të jetë një ndër forcat kryesore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Ne synojmë të jemi një ndër forcat kryesore të politikës në zgjedhjet e ardhshme, por, gjithsesi, këtë do t'ia lëmë në dorë votuesit. Deri më tani është bërë një sondazh kanadez, i cili na nxjerr me rreth 20 për qind të votave të përgjithshme. Gjithsesi, unë nuk para i besoj shumë këto lloj sondazhesh. Ne jemi një forcë politike, që nuk kemi hyrë akoma në fushatë elektorale, por le t’ia lëmë votuesit të vendosë së ku duhet të votojë”, tha Shehi. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar është një bashkim partish të djathta, që dikur ishin në aleancë me Partinë Demokratike. Numrin më të madh të votave, kjo forcë politike pritet ta marrë në veri të vendit, në zonën e Matit dhe të Peshkopisë, për shkak se influencës që ka Leka Zogut në këto rrethe. Kjo për shkak të origjinës së tij. LZHK ka deklaruar se pas zgjedhjeve do të shikojë mundësitë e koalicioneve, por në fushatën elektorale do të dalë më vete.