Rama mbledh Asamblenë në Elbasan
Asambleja Kombëtare e socialistëve udhëton sot drejt Elbasanit. Në një nga lokalet në periferi të qytetit, Edi Rama ka vendosur të diskutojë problematikën politike dhe partiake pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor, me forumin më të rëndësishëm vendimmarrës të PS-së. Por gjithashtu Asambleja do të informohet për aksionin politik, tashmë të nisur në të gjitha strukturat e PS për ngritjen e shtabeve elektorale dhe përshtatjen e të gjitha strukturave në përputhje me sistemin e ri zgjedhor, atë proporcional rajonal. Në nisje të mbledhjes së Asamblesë kombëtare, do të jetë Rama i cili do të mbajë një fjalim politik, i cili do të bazohet në angazhimet që i dalin PS pas progres raportit të Bashkimit Evropian.