E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimi i ambasadoreve mban peng zgjidhjen

Pushimet

Krishtlindjet lënë në vuajtje politikën shqiptare. Gjetja e një konsensusi pa interferencën e ndërkombëtarëve apo diplomatëve të huaj në Tiranë për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve politike duket se do të jetë një proces i vështirë deri ditën e hënë. 27 dhjetori, pas Krishtlindjeve do të gjejë diplomatët e huaj në Tiranë në zyrat e tyre, ku çështja ku ata do të fokusohen duke i vendosur të gjitha shqisat në funksion është negociata mes dy partive më të mëdha parlamentare për gjetjen e një kompromisi për ngritjen e komisionit hetimor. Ditën e hënë do të jetë seanca e fundit e Parlamentit, për të cilën Kuvendi nuk ka përcaktuar një orë fikse. Gjatë datës 27 dhjetor pritet edhe konsensusi final mes palëve, dhe në këtë datë do të kuptohet edhe nëse tentativat për ngritjen e komisionit hetimor të zgjedhjeve të 28 qershorit do të jenë të suksesshme apo do të dështojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›