PD-PS, zbulohen emrat për bashkitë dhe komunat
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste përcaktojnë emrat e kandidatëve për kryetarët e bashkive dhe komunave për zgjedhjet e 8 majit. Kur kanë ngelur edhe pak ditë nga përfundimi i afatit zyrtar të regjistrimit të emrave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dy forcat kryesore politike së bashku me partitë që kanë në koalicion, kanë nominuar shumicën e emrave që do të hedhin në garë.Gazeta publikon sot emrat e kandidatëve të dy koalicioneve kryesore, në 55 bashki të vendit, 153 komuna dhe 11 minibashkitë e kryeqytetit.
Kandidatët
Partia Demokratike ka përcaktuar numrin më të madh të kandidatëve për bashkitë dhe komunat e vendit, duke nisur praktikisht edhe fushatën elektorale për zgjedhjet e 8 majit. Ndërkohë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Partinë Socialiste, e cila ende nuk ka përcaktuar kandidatët në disa nga zonat bastion të saj, duke e lënë gjithçka për në momentin e fundit. Gara më e fortë pritet të zhvillohet në Tiranë ku Kryeministri Berisha ka shpallur kandidaturën e ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, ndërkohë që nga Partia Socialiste është përfolur emri i kryetarit Edi Rama, por ky i fundit ende nuk e ka konfirmuar publikisht. Përsa i përket bashkive të mëdha, në Durrës do të përballen ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri dhe kryetari aktual i Bashkisë, Vangjush Dako, ndërsa në Elbasan, Qazim Sejdini i PS-së dhe Durim Hushi i LSI-së. Në qarkun e Vlorës, veç garës për bashkinë e qytetit mes Shpëtim Gjikës dhe Ardian Kollozit, me interes pritet edhe gara për Himarën. PS-ja, e cila, ndonëse është në koalicion me PBDNJ-në, do të kandidojë Gjergji Goron, ndërsa partia e Vangjel Dules ka konfirmuar kryetarin aktual, Vasil Bollano. Nga ana e tyre PD-ja dhe LSI-ja kanë nxjerrë deri tani emrat e Vasil Bifshës dhe Nesti Dhimojanit.
Bisedimet në PS
Debatet mes kandidaturave në qarkun e Tiranës detyruan kryesocialistin të zhvillojë një takim me të gjithë emrat e diskutuar paraprakisht në komunat dhe njësitë bashkiake të kryeqytetit. Takimi i zhvilluar pasditen e së hënës në teatrin “Metropol”, ku kreu i PS-së kërkoi angazhim të të gjitha strukturave, por dhe kandidatëve që njihen si pretendentë në njësitë e tyre bashkiake. Duke i folur për problematikat që socialistët kanë pasur dhe në zgjedhjet e shkuara vendore, ato të 2007, kur për shkak të përplasjeve të brendshme mes kandidatëve nga PS-ja, komuna apo bashkia është fituar nga Partia Demokratike, Rama i ka kërkuar atyre shmangien e një fenomeni të tillë. Rama ka sjellë në vëmendje bashkinë e Sarandës, ku, edhe pse në sondazhet paraprake, kjo bashki dilte fituese për PS-në, votat aty u ndanë brenda socialistëve, duke rikonfirmuar sërish PD-në në këtë qytet. Kjo, sipas tij, erdhi për shkak të përplasjeve mes kandidatëve socialistë. Rama ka kërkuar një konsensus prej tyre për atë kandidaturë që kryesia e Partisë Socialiste do të vendosë në fund të shqyrtimit të kandidaturave. Kreu socialist i ka garantuar ata që kandidatura që kryesia do të përzgjedhë, do të jetë testuar më së miri, por dhe do të ketë garancitë e plota se është kandidatura më e mirë.
QARKU TIRANE
Bashkia Tiranë
PD Lulzim Basha
PS ?
Minibashkia 1
PD Ariana Bekteshi
PS Lindita Nikolli
Minibashkia 2
PD- LSI Elez Gjoza
PS Artenon Cukalla, Entela Bajraktari
Minibashkia 3
PD- LSI Ilir Kokona
PS Ridvan Kraja, Ilir Fajenga
Minibashkia 4
PD Hysen Gjura
PS Vaid Kalaja
Minibashkia 5
PD- LSI Erisa Xhixho
PS Jeta Seitaj, Bledar Doracaj
Minibashkia 6
PD- LSI Luzhiana Abazi
PS ?
Minibashkia 7
PD- PDIU Krenar Alimehmeti
PS Pandeli Sara
Minibashkia 8
PD- PR Arben Tafaj
PS Kujtim Ibraj, Gerta Lubonja
Minibashkia 9
PD Indrit Fortuzi
PS Armond Halebi
Minibashkia 10
PD Blendi Fuga
PS Enada Alikaj
Minibashkia 11
PD Alfons Muça
PS Naim Asllani
Bashkia Kamëz
PD Xhelal Mziu
PS Rakip Suli
Bashkia Vorë
PS Bashkim Haxhiu
PD Fiqiri Ismaili
Komuna Dajt
PD Besim Kuka
PS Kujtim Qefalia
Komuna Farkë
PD Fatbardh Plaku
PS Besim Ruçi, Servet Zika
Komuna Kashar
PD Besnik Fuçia, Bashkim Koçi
PS Jakup Sula, Rustem Murati
Komuna Bërzhitë
PD Genc Drita
PS Ali Aliu
Komuna Ndroq
PS Pëllumb Çurri
PD ?
Komuna Paskuqan
PD Fatos Rexha
PS Azbi Arapi
Komuna Petrelë
PD Ylli Kupi
PS Rahim Teqja, Ylli Hidri
Komuna Vaqarr
PD Skënder Drita
PS Genti Myrta, Ardian Cullhaj
Komuna Prezë
PS Sul Kaziu
PD Ahmet Halili
Komuna Zall Herr
PS Gani Allushi
PD ?
Komuna Pezë
PD ?
PS Enver Doli, Nezir Ramazani
Komuna Shëngjergj
PS Shpëtim Sina, Enver Hysa
PD ?
Komuna Bërxullë
PS Veap Lame, Mersin Murati
PD ?
QARKU DIBER
Bashkia Peshkopi
PD Ilir Krosi
PS Ilir Vranici
Bashkia Bulqize
PD ?
PS Adhurim Lika
Bashkia Klos
PD Ramazan Mjeshtri
PS Mexhit Sina
Bashkia Burrel
PD Vjollca Molla
PS Adelina Farrici
QARKU VLORE
Bashkia Vlorë
PD Ardian Kollozi
PS Shpëtim Gjika
Bashkia Orikum
PS Gëzim Capo, Vasil Bedini
PD Kanan Braho
Bashkia Selenicë
PS Ferdinand Aligjoni
PD Ilia Seferi
Bashkia Himarë
PS Gjergji Goro
PBDNJ Vasil Bollano
PD LSI Vasil Bifsha, Nesti Dhimojani
Komuna Qendër
PS Bledi Liçaj
PD Fredi Berberi
Komuna Novoselë
PS Jorgo Muka
PD Rahit Llanaj
Komuna Vllahinë
PD Sokol Hodo
PS Gëzim Hoxha
Komuna Armen
PD Klitona Haxhiraj
PS ?
Komuna Shushicë
PD Luli Petani
PS ?
Komuna Hore Vranisht
PD- LSI Agron Haxhiraj
PS ?
Komuna Brataj
PD Pilo Tota
PS ?
Komuna Kotë
PS Ëngjëllush Mema
PD ?
Bashkia Sarandë
PD Edmond Gjoka
PS Rajmonda Gjoni, Stefan Çipa,
PBDNJ- Vangjel Zafirati
Bashkia Konispol
PD Petrit Mullai
PS Mimoza Arapi
Komuna Markat
PD Ismail Myrtaj
PS ?
Komuna Xarrë
PD- LSI Romeo Mano
PS- Dhimo Kote
Komuna Ksamil
PD Vesel Koçia, Theodhori Baçi,
PS ?
Komuna Livadhja
PD Ilia Kalivjoti, Stavro Papa
PBDNJ Irodhi Dalani
Komuna Dhivër
PBDNJ Sokrat Kalçuni
PD ?
Komuna Mesopotam
PBDNJ Thenistokli Kaishi
PD ?
Komuna Aliko
PD Kristo Çavo, Vasil Çavo
PBDNJ Kristo Kaishi
Komuna Finiq
PBDNJ Sokrat Spiro
PD ?
Komuna Lukovë
PD- LSI Skënder Duka, Ferdinand Dhrami
PBDNJ Vasil Nas