PD: Për të vërtetat ndaj Ramës, është në dijeni gjithë bota
Partia Demokratike reagoi dje përmes një njoftimi zyrtar kundër Eduard Shalsit dhe Mimi Kodhelit, të cilët kanë përgënjeshtruar deklaratat e zëdhënësit demokrat, Gerti Bogdani për figurën e kryesocialistit Rama. Në deklaratën e saj thuhet se Partia Demokratike dënon sulmet ndaj Bogdani, i cili dje u tha qytetarëve të Shqipërisë të vërtetat për liderin e tyre, të vërteta që nuk i di vetëm Tirana dhe Shqipëria por e tërë bota.
Sipas partisë Demokratike, nuk është Gerti Bogdani që akuzoi Edi Ramën për akuza të rënda ndaj së shoqes se fëmijën e ka me të jatin e tij, por është vetë Rama që ka divorcuar nënën e djalit të tij për këto akuza dhe i ka rrënuar jetën, thuhet në njoftimin e PD. Nuk është Gerti Bogdani ai që ka zhveshur lakuriq Edi Ramën ish ministër në plazhet publike por është Edi Rama që ka vendosur standarte të cilat qëndrojnë në kreun e piramidës së turpit të moralit njerëzor, thuhet më tej.