Shalsi: Bashkia ka ndërtuar 37 shkolla
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi reagoi menjëherë pas deklaratës së Berishës, duke u shprehur se Bashkia e Tiranës ka ndërtuar mbi 37 shkolla, ndërsa kryeministri Sali Berisha po zvarrit lejet për ndërtimin e shkollave. Si shembull ai përmendi shkollën tek Bregu i Lumit.
"Bashkia e Tiranës në më pak se katër vite ka ndërtuar dhe rindërtuar plot 37 shkolla, sipas standardeve të Komunitetit Evropian. Shpif, shpif se diçka do të mbetet, është gjuha e kryeministrit për të cilën shprehim përçmimin më të madh. Sot po i drejtojmë një pyetje "pse e zvarrit prej tre vjetësh dhënien e truallit për ndërtimin e shkollës te Bregu i Lumit, e fund të rrugës Jordan Misja", iu kundërpërgjigj kryeministrit Berisha, Shalsi.