E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Prishja e ndërtimeve, zbatim i ligjit

 

Zëdhënësi i PD, Gerti Bogdani, reagoi menjëherë pas kryetarit socialist duke thënë se, “prishja e ndërtimeve të paligjshme është një zbatim konstant i ligjit të vendit në të gjitha zonat turistike”. “PD i thotë z. Edi Rama se mund të korruptosh ndonjë vizitor që të mësyn ty për të mbushur xhepat e veta me paratë që u vjedh taksapaguesve, por nuk do të mundesh asnjëherë të shndërrosh Jalën si Tiranën, në çifligun tënd dhe të Shalsave të tu”, tha Bogdani. Duke hedhur poshtë “shpifjet dhe trillimet” e kryetarit të PS-së, Bogdani nënvizoi se, “qeveria shqiptare ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se BB-ja jo vetëm ka pranuar politikat e prishjes së ndërtimeve pa leje, por ka kërkuar gjithashtu që me paratë e projektit të bëhet fotografimi i zonës së bregut për të konstatuar ndërtimet e paligjshme dhe këto foto t’i dorëzohen institucioneve përkatëse”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›