E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau burrin, 6 vjet burg 28-vjeçares

 

TIRANE - Vrasja e bashkëshortit në momentin që ai po i rrihte të atin, do i kushtojë katër vjet qëndrim në qeli 28 vjeçares Vitore Suçi. Kjo ishte pretenca e dhënë dje në Gjykatën e Tiranës nga Prokurori i çështjes, i cili kërkoi dënimin e të pandehurës për akuzën e "vrasjes në kushtet e mbrojtjes së nevojshme". Në fakt, prokurori kërkoi dënimin e të pandehurës me 6 vjet burg, por sipas tij duke llogaritur faktin që gjykata i pranoi asaj dhe mbrojtësit të saj kërkesën për aplikimin e gjykimit të shkurtuar në këtë proces, sipas ligjit i ulet një e treta e dënimit. Prokurori vlerësoi edhe rrethanat lehtësuese të kësaj çështje, pasi e pandehura është vetëdorëzuar në polici, ka pranuar fajësinë, ka rrëfyer gjithë ngjarjen dhe e kishte qëlluar viktimën me thikën e bukës, e cila është klasifikuar si mjet rrethanor. Ngjarja për të cilën akuzohet 28-vjeçarja ndodhi nëntë muaj më parë në Paskuqan, kur ajo qëlloi me thikë bashkëshortin e dehur, vetëm pak javë pas martesës.                 fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›