E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama heshti për firmosjen e NATO-s

 

Partia Demokratike reagoi dje përmes zëdhënësit të saj për heshtjen e kreut të Partisë Socialiste për firmosjen nga Presidenti Bush të Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në një konferencë për shtyp, Gerti Bogdani tha se, “sot hesht për këtë ngjarje madhore historike edhe Rama, pinjoll direkt i nomenklaturës së kuqe, heshtën zyrtarët, ish-kryeministra dhe ministra, mbrojtjeje a të tjerë, të qeverive socialiste. Duke harruar se në anëtarësimin në NATO edhe Partia Socialiste ka kontributin e vet”. Sipas tij, “kjo heshtje nuk është e rastit. Ftesës për anëtarësim në 3 prill, Rama iu përgjigj me mitingun e protestës më 4 prill, në të cilin u manifestua me slogane dhe flamuj të dalë boje dhe me portrete të Enver Hoxhës, por me asnjë flamur të NATO-s. Në shtator të këtij viti, kur në një akt të jashtëzakonshëm, senati i SHBA do të votonte në unanimitet protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Rama do të transformonte vdekjen aksidentale në vrasje dhe në një akt makabër do të thërriste një miting proteste për të manipuluar me vdekjen e një njeriu”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›