PD: Rama i ofroi 500 mijë euro Trebickës
Edi Rama i ofroi nëpërmjet Erion Veliajt 500 mijë euro ryshfet dhe vendin në listën e deputetit Kosta Trebickës për një dëshmi të rreme që do të bënte ai lidhur me trafikun e armëve. Akuza për kreun e PS-së vjen nga Partia Demokratike, e cila përmes një deklarate për shtyp i kërkon sërish Ramës të kërkojë falje publike lidhur me mënyrën se si përdori aksidentin e Trebickës. “Partia Demokratike informon shqiptarët se Edi Rama nëpërmjet nënkryetarit të tij Erion Veliaj, i cili me paratë e vjedhura nga organizata ‘Mjaft’ ndërtoi vilën private, më pas mori me vete edhe kompjuterin e financave për të mbuluar gjurmët e tij; i ofroi kur ishte gjallë të ndjerit Trebicka, 500.000 euro ryshfet dhe vendin në listën e deputetëve nëse ai do të bënte një dëshmi të rreme për interesat e ulëta dhe të fëlliqura politike të zotit Rama”, tha Bogdani.