PD: Rama po gënjen shqiptarët
PD-ja ka reaguar pas deklaratave të deputetit Arben Malaj për krizën ekonomike. Nëpërmjet zëdhënëses së selisë blu, PD thekson se PS-ja gabon rëndë kur deklaron se është kundër rritjes së rrogave dhe pensioneve. Sipas PD-së, kjo rritje nuk bëhet për qëllime elektorale. Nga viti 2006 e deri në vitin 2009 kjo mazhorancë në përputhje me premtimin e saj, ka bërë çdo vit rritjen më të madhe të pagave e pensioneve brenda një kohe të shkurtër dhe Rama me përfaqësuesit e tij në Parlament ka votuar çdo vit kundër rritjes së tyre. Sipas PD-së, rritja e rrogave dhe pensioneve është një qëllim madhor për luftën kundër varfërisë e nuk ka asnjë qëllim elektoral për këtë. PD-ja i bën thirrje Ramës të lërë mënjanë vajin për krizën e të heqë dorë nga taksomania para se ta shërojë të mërkurën qeveria me vendimin e saj.