E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahin dy vajza e policët, përfundojnë në pranga

Rrahin dy vajza të reja dhe përfundojnë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për dy 20-vjeçarë, të cilët kanë kundërshtuar edhe punonjësit e policisë, gjatë momentit të shoqërimit. Burimet policore të kryeqytetit shpjeguan se nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 u krye arrestimi i Kristin Kuqit, 20 vjeç, Gerti Panavisë, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u krye sepse dy ditë më parë, rreth orës 16.00, te shkolla "Ismail Qemali", për motive të dobëta, kanë goditur dhe keqtrajtuar Klodiana S. e Vanesa P., 17 vjeçe. Policia e njoftuar për këtë ngjarje ka shkuar dhe ka mundësuar identifikimin e autorëve. Më pas këta dy persona, përgjatë shoqërimit për në ambientet e komisariatit, kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë goditur për shkak të detyrës edhe dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 1. U kryen veprimet procedurale, ndërkohë që materialet do t‘i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Dëmtimeve të tjera me dashje", "Prishje e qetësisë publike", "Kundërshtim të punonjësit të policisë", "Kanosje për shkak të detyrës" dhe të "Fyerjes për shkak të detyrës" në bashkëpunim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›