E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen dy shpërndarës, njëri prej tyre arrestohet

Dy persona janë kapur nga antidroga e policisë për mbajtje të lëndëve narkotike, ndërkohë që njëri prej tyre do ndiqet në gjendje të lirë, pasi drogën e mbante për përdorim vetjak. Sipas policisë, përgjatë orëve të vona të natës, specialistët e seksionit kundër drogës kryen arrestimin e shtetasit Drilon Sinani, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye, sepse rreth orës 12.10‘, në afërsi të rrugës "Besa" në Tiranë, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, ku gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij tip "Golf-4", me targa TR 0933 R, pranë levës së marshit të automjetit, iu gjet sasi pluhuri lëndë narkotike, e llojit kokainë. U kryen veprimet procedurale dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kokaina. Ndërkaq, policia tha se filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për Besfort Toçin, 20 vjeç, sepse rreth orës 13.30, në lokalin "Tajvan", u kap me 4.2 gramë kanabis. Policia tha se dokumentet për të dyja këto raste i janë referuar prokurorisë dhe po punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›