E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD nis prezantimin e kandidatëve

Partia Socialdemokrate prezantoi dje kandidatin e saj të parë në Qarkun e Dibrës, Bashkim Muratin. Në këtë takim të radhës me simpatizantë, mbështetës e anëtarë socialdemokratë në Qarkun e Dibrës, kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka hapur fushatën.

Në fjalën e tij gjatë këtij takimi i kujtoi sërish qeverisë se nuk është qeveria e premtimeve të mbajtura, por është qeveria e mashtrimeve të mëdha. "Sali Berisha në këto 4 vjet nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e tij të mëdha, asnjë nga detyrimet e mëdha që merr një qeveri ku merr votën e popullit", tha Gjinushi. Ai vërejti se ajo çka është më e rënda është që ky Kryeministër deklaronte që do e godasë korrupsionin si në të majtë dhe në të djathtë, por në gjitha skandalet në këto 4 vjet ai është në mbrojtje të korrupsionit. "Del "Durrës-Kukës" sulmohet gjykata; del çështja "Fazlliç" sulmohet prokuroria; del skandali seksual, sulmohet gazetarja", tha Gjinushi



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›