E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama, premtime boshe

Tiranë -Partia Demokratike i ka vlerësuar si premtime boshe, programin e shpalosur nga Partia Socialiste gjatë së shtunës. Sot Edi Rama pasi mbajti të fshehur 1 vit rresht programin e Partisë së tij, doli para publikut me një program i cili dallonte nga elementë si: Realizime të programit Berisha të viteve 92-96; Premtime boshe të Fatos Nanos për 200 mijë vende pune. Ai premtoi sot shqiptarëve lugën e floririt të Babë Myslymit”-theksoi Zëdhënësja e selisë blu Erla Mëhilli.

Ajo shtoi se Rama iu premtoi shqiptarëve se do të rregullojë shëndetësinë duke hequr sigurimet shëndetësore, një sistem ky i cili qëndron në bazë të financimit të shëndetësisë të të gjitha vendeve demokratike, pra se do tu rikthej modelin pa sigurime që ishte në kohën e diktaturës.

“Ai u premtoi shqiptarëve se do krijojë ministrinë e fshatit pasi sipas tij Ministria
e Bujqësisë qenka ministri e qytetit. Rama u premtoi shqiptarëve se do luftojë korrupsionin dhe si dëshmi për këtë iu paraqiti atyre 30 lejet e dhëna Delijorgjit dhe 59 lejet që ndau me Ledi Shkrelin dhe Alban Eftimin. Pra u premtoi shqiptarëve një qeveri që do të merret me hallet e tyre ndërsa vetë do të merret me lejet e ndërtimit”-vijoi zëdhënësja.

Në fund të deklaratës, Partia Demokratike i ka bërë thirrje Ramës të çlirohet nga ankthi e frika për të pranuar verdiktin e 28 Qershorit, verdiktin dhe humbjen që qytetarët shqiptarë do ti rezervojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›