Xhejms B. Stajnberg viziton sot Maqedoninë
Shkup - Zëvendës sekretari i shtetit, Xhejms B. Stajnberg do ta vizitojë sot Maqedoninë. Kjo është vizita e tij e parë në Maqedoni që pas emërimit të tij në këtë detyrë në janar të këtij viti.
Gjatë vizitës Stajnberg, i shoqëruar nga ambasadori Riker, do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe përfaqësues të partive politike. Së bashku do të diskutojnë zhvillimet e fundit politike të brendshme dhe ndërkombëtare, duke përfshirë marrëdhëniet SHBA – Maqedoni, stabilitetin rajonal dhe procesin e integrimit të Maqedonisë në strukturat evro-atlantike.
Xhejms B.Stajnberg është zëvendës sekretar i shtetit, dhe shërben si zëvendës kryesor i sekretares Klinton. Ai u emëroi nga presidenti Obama dhe u konfirmua nga Senati me 28 janar 2009, dhe e dha betimin solemn para sekretares një ditë më vonë. Para angazhimit në administratën e Obamës, Z. Stajnberg ishte dekan i Shkollës për marrëdhënie publike Lindon B. Xhonson nga 1 janari, 2006. INA/START