Presidenti Topi pret një delegacion nga Britania e Madhe
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti dje paradite në Pallatin e Brigadave një delegacion nga Britania e Madhe që po viziton vendin tonë, në përbërje të të cilit ishin edhe tre anëtarë të Dhomës së Lordëve. Pasi u uroi mirëseardhjen personaliteteve të larta britanike, Presidenti Topi vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe dhe bëri një pasqyrë e shkurtër të zhvillimeve të brendshme në vend.
Kreu i shtetit vuri në pah reformat thelbësore të ndërmarra si reforma kushtetuese, zgjedhore, ajo në drejtësi, ekonomi, me një rëndësi të veçantë jo vetëm në ecurinë pozitive të zhvillimeve e forcimit të shtetit ligjor, por dhe në nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë. Në kuadër të zhvillimeve të brendshme, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë që kanë për Shqipërinë dhe imazhin e saj, zgjedhjet parlamentare të 2009, si tregues i një stabiliteti të konsoliduar politik në vend duke shprehur bindjen se zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë padyshim të lira, të ndershme dhe të pakontenstuara.
Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen ndaj qeverisë së Madhërisë së Saj për ndihmën e dhënë në ecurinë e proceseve demokratike dhe integruese të Shqipërisë, si dhe vlerësoi lart bashkëpunimin dypalësh të deritanishëm në fushat politike, të rendit, kulturës, mbrojtjes e të sigurisë, duke theksuar se Britania e Madhe është për Shqipërinë jo vetëm një vend mik, por edhe një aleate e fuqishme dhe një nga partneret më të rëndësishëm në kuadrin dypalësh dhe atë të integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike, një etapë e rëndësishme e të cilit, anëtarësimi i vendit në NATO, u konkretizua me sukses në Samitin e Strasburg-Kehl-it. Nga ana e tyre, miqtë nga Britania e Madhe, pasi shprehën mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, vunë në dukje ndryshimet pozitive që ka pësuar Shqipëria gjatë viteve të fundit, pavarësisht tranzicionit të vështirë që erdhi si pasojë i një diktature të egër dhe vetëizoluese.