Topi viziton në spital poetin Xhevahir Spahiu
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vizitoi dje pasdite në pavijonin e Neurologjisë, poetin e shquar Xhevahir Spahiu, cili gjendet i shtruar prej disa ditësh në gjendje kritike shëndetësore, si pasojë e goditjes nga një ishemi celebrale. Kreu i shtetit shqiptar u shoqërua nga mjekë e drejtues të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës, të cilët po e ndjekin intensivisht situatën. Pasi u interesua hollësisht për gjendjen dhe shëndetin e poetit dhe anëtarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Xhevahir Spahiu, dhe si u vu në dijeni se gjendja e Spahiut po shkon drejt stabilizimit, Topi shprehu urimet më të përzemërta për shërim sa më shpejtë. Nga ana e tyre, familjarët e zotit Spahiu e falënderuan Presidentin Topi për vizitën. Xhevahir Spahiu niset sot për një kurim të specializuar në Turqi.