E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: “Rama të gjejë kurajën të miratojë hapjen e dosjeve”



Pas deklaratës së kryetarit të PS-së, Edi Rama, për ligjin e dosjeve, ka reaguar dje Partia Demokratike. Zëdhënësi i selisë blu, Gerti Bogdani, i ka bërë thirrje Ramës që të gjejë kurajën dhe të mos ketë frikë nga hapja e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e komunizmit. “PD i bën thirrje të shkëputet nga e kaluara, sepse ka nevojë të domosdoshme për katarsis”, - u shpreh Bogdani gjatë një deklarate për shtyp.
“Partia Demokratike informon shqiptarët se Edi Rama nuk mbron prokurorinë e pavarur dhe pavarësinë e saj, por mbron xhelatët e shqiptarëve, që i kanë lidhur me tela me gjemba dhe kanë urdhëruar zvarritjen publike të tyre në Sarandë e gjetiu. Partia Demokratike i bën thirrje Ramës t’u kërkojë të falur, më së paku, të gjithë atyre që u pushkatuan, u burgosën apo u varën për bindjet e tyre politike, në aktet finale të të cilave ka firmosur edhe i ati, ose kanë patur si persekutor politik famëkeqin Spiro Koleka”, - u shpreh zëdhënësi Bogdani.

19 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›