Seancat e debatet në Kuvendin e Shqipërisë, live në internet
Seancat e Kuvendit të Shqipërisë mund të ndiqen live në web-sitin zyrtar të Kuvendit. Duke filluar nga dje, Kuvendi ka një faqe të re në internet, e cila do të mundësojë që seancat plenare të ndiqen direkt nëpërmjet kësaj faqeje. Kështu çdo seancë plenare do të jetë e regjistruar në këtë faqe interneti. Nga ana tjetër, faqja e re ka shtuar informacion, kjo pas hyrjes së opozitës me kohë të plotë në Kuvend. Në faqen zyrtare gjenden informacione dhe për agjendën e punimeve të Kuvendit. Administrata e Kuvendit, në bashkëpunim edhe me OSBE-në, ka nisur një projekt për rritjen e transparencës së punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Së shpejti në faqe do të publikohet çdo dokument parlamentar, si dhe do të ketë një informacion më të gjerë rreth punimeve dhe diskutimeve në komisionet parlamentare.