E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama trillon, zgjedhjet ishin më të mirat në historinë e vendit



Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, i cilësoi zgjedhjet e 28 qershorit si të deformuara dhe të manipuluara. Zëdhënsja e PD-së Erla Mëhilli tha se Rama trillon, pasi zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat në historinë e vendit. “Sot Edi Rama, në apologjinë e humbjes sërish akuzoi procesin zgjedhor, mohoi duke trilluar e mashtruar për të vërtetat mbi këtë proces, më i miri në historinë e vendit. Ai deklaroi për mungesë transparence për procesin parazgjedhor. Përgjigjen më të mirë ja dhanë qytetarët shqiptarë, 1.4 milionë e të cilëve morën letërnjoftimet elektronike, duke hedhur poshtë me përçmim thirrjet e tij për të mos i marrë ato. Në apologjinë e tij të humbjes, Edi Rama deklaroi se numërimi i votave nuk ishte transparent ndërkohë që pa përjashtim të gjithë komisionerët e tij në Berat Tiranë e Shkodër kanë firmosur çdo procesverbal e çdo tabelë rezultatesh pa asnjë vërejtje. Ky numërim për herë të parë u bë me skanim dhe filmim të plotë të fletëve të votimit, pra me transparencën më të lartë në historinë e vendit, dhe Rama pasi pa një nga një numërimin e votave të të gjithë qarkut të Beratit, kuptoi se ai me ligësi e pabesi po akuzonte komisionerët e Partisë Socialiste se kishin numëruar me korrektesën më të madhe. Edi Rama mobilizoi burime të mëdha presioni mbi Kolegjin Zgjedhor me të cilat dështoi sepse nuk ishte i zoti të paraqiste as provën më të vogël për parregullsi në numërimin e votave. Kërcënimet e tij janë aq të padenja sa
ç’janë edhe përpjekjet e tij si humbës për të damkosur zgjedhjet vetëm e vetëm për të maskuar disfatën e ti”, tha Mëhilli.

30 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›