Shteti u paguan zyrtarëve pa kufi telefoninë
.jpg)
03/03/2005 Për vitin 2004 janë dërguar 25 vetë për ndjekje penale
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar kthimin e 3 653 635 000, nga dëmi që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit. Gjithashtu është vërejtur se zyrtarët i kanë dhënë të drejtën vetes për të folur pa kufizim me telefon, ndërsa dhe shpenzimet në karburant kanë qenë të larta. Për këto dëme, KLSH ka deklaruar se ka kërkuar marrjen e masave administrative për 264 persona, prej të cilëve janë dërguar për procedim penal 25 vetë.
Shpenzimet
Kontrolli i Lartë i Shtetit vë re se 815 mijë lekë janë përdorur nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, për pagesën e telefonisë celulare. Madje, faturat u janë paguar dhe personave që nuk u takojnë. KLSH nuk ka bërë të ditur se sa është totali që shteti paguan për telefoninë celulare, apo telefonisë fikse për pushtetarët. Por është pranuar se për titullarët nuk ka as kufizime të telefonisë. "Dhe pse në letër kufizimet ekzistojnë, asnjë herë tejkalimi i kuotës nuk është zhdëmtuar", thuhet në raport. Vërejtje për këto raste ka në Ministrinë e Arsimit, të Mjedisit dhe në atë të Shëndetësisë. Gjithashtu, në raport thuhet se karburanti për funksionarë të ndryshëm ka qenë dhe pa kufizim. Këto pika janë bërë objekt i gjatë debati një vit më parë në Kuvend. Por duket se kjo nuk i ka bërë askujt përshtypje, pasi KLSH ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme.
Masat
Sipas raportit, KLSH ka njoftuar zyrtarisht institucionet përkatëse, ku janë konstatuar shkelje, si dhe është kërkuar marrja e masave administrative. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar që të zhdëmtohen 3 653 635 000 lekë, ose 94.6 për qind e totalit të shkeljeve që janë konstatuar. Një kërkesë e tillë është paraqitur në çdo fundviti prej KLSH-së. Për të përforcuar masat ndaj personave që kanë kryer shkeljet, Kontrolli i Shtetit ka kërkuar marrjen e 264 masave administrative, prej të cilave 63 janë largim nga Shërbimi Civil dhe detyra dhe janë bërë 25 kallëzime penale. Raporti, i cili do të diskutohet nga deputetët, thekson se janë proceduar për shkelje në dëm të shtetit, në Ministrinë e Arsimit 12 raste, Himarë 6 raste, Enti Banesave 2, Trupi diplomatik 2 etj. Nga masat e kërkuara, 73 kanë qenë gjoba, ndërsa 65 janë vërejtje me shkrim.
Institucionet
Gjatë kontrollit të vitit 2004, janë vërejtur shkelje në bashkitë kryesore të vendit, si dhe në institucionet më kryesore. Autoriteti i Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Drejtoria e Hekurudhave, Enti i Banesave, Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit, Albtelekom, Shërbimi Social Shtetëror, Alba Posta dhe Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, janë institucionet, në të cilat janë vërejtur shkelje të ndryshme. Abuzime janë vënë re dhe në Bashkitë, Himarë, Lezhë, Gjirokastër, Qarkun e Beratit si dhe në Autoritetin Rajonal në Tiranë. Raporti rendit dhe shkeljet në ministri të ndryshme, si tek e Kulturës, Arsimit, Transporteve, dhe Punës dhe Çështjeve Sociale. Për këto dëme, KLSH shprehet se 94 për qind e dëmit të shkakuar është i rikthyeshëm, ndaj dhe është kërkuar marrja e masave konkrete.