PD-Topit: 4 kritere për emrat e rinj
Partia Demokratike dhe Presidenti i Republikës po komunikojnë nëpërmjet postës. Emrat e rinj që do të zgjedhë Bamir Topi për Gjykatën e Lartë akoma nuk kanë sjellë ndonjë takim mes përfaqësuesve të PD-së dhe kreut të shtetit. Ata kanë zgjedhur letrat për të komunikuar. Një ditë pas letrës së Topit, dërguar partive, ku u kërkonte të sillnin në Presidencë sugjerimet për kriteret e kandidaturave, PD i ka kthyer përgjigje zyrtare po me letër. Në sugjerimet e saj, PD-ja përcakton kritere të ndryshme nga ato të institucionit të Presidencës për anëtarët e Gjykatës së lartë. Marrja në konsideratë e tyre gjatë procesit të përzgjedhjes së emrave duket se do të kushtëzojë dhe votat e mazhorancës në Kuvend.
Letra
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i dërgoi dje një letër sekretarit të Përgjithshëm të Presidentit, përmes së cilës, sugjerohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Grupi parlamentar demokrat kërkon që kandidatët të mos kenë marrë pjesë gjatë karrierës së tyre në procese politike. Kriter tjetër që duhet të plotësojnë ata, cilësuar nga PD-ja si shumë i rëndësishëm, është edhe mosfavorizimi apo ndihma gjatë hetimit dhe gjykimit për individë ose anëtarë të organizatave kriminale. Por një kriter i fortë është dhe transparenca e pasurisë dhe mos të ketë konflikt interesi me vendimet e dhëna. “Kandidatët të mos jenë përfshirë në dhënien e vendimeve gjyqësore në konflikt interesi dhe ta kenë bërë transparente dhe ta kenë të justifikuar pasurinë e tyre”, - thuhet në letrën e PD-së, drejtuar Presidencës. Topi, nisur nga nevoja për një proces sa më transparent, u kërkoi dy ditë më parë partive parlamentare që të caktojnë kriteret që duhet të përmbushë një kandidat për të qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Emërimi i anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, pas rrëzimit në Kuvend të pesë dekreteve të Presidentit, do të kalojë përmes asistencës ligjore të posaçme të një grupi ekspertësh, i ngritur me propozim të kreut të shtetit. Ndaj dhe PD reagoi dje, pasi Presidenti Bamir Topi u dërgoi letër partive politike për caktimin e kritereve për përzgjedhjen e emrave për anëtarët e Gjykatës së Lartë.
Kriteret
Të mos kenë marrë pjesë gjatë karrierës së tyre në procese politike.
Të mos kenë favorizuar apo ndihmuar gjatë hetimit dhe gjykimit individë ose anëtarë të organizatave kriminale.
Të mos jenë përfshirë në dhënien e vendimeve gjyqësore në konflikt interesi.
Të kenë bërë transparente dhe ta kenë të justifikuar pasurinë e tyre.
Grupi i Punës, sot shqyrton dokumentacionin e kandidatëve
Grupi i Punës i Ekspertëve Ligjorë, i ngritur pranë Presidentit të Republikës, mblidhet sot për të nisur shqyrtimin e dokumentacionit të 105 kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të 16 qershorit, rrëzoi me shumicë votash dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e pesë anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, ndërkohë që ky organ i gjyqësorit aktualisht figuron me shtatë vende vakante, përfshi këtu dhe postin e kryetarit. Emri i kryetarit nuk përcaktohet nga Presidenti, por zgjidhet nga trupa prej 17 anëtarësh e kësaj gjykate. Gjykata e Lartë përbëhet nga 17 gjyqtarë, të cilët emërohen nga radhët e gjyqtarëve me përvojë jo më pak se 10 vjet, ose nga radhët e juristëve të shquar që e kanë ushtruar këtë profesion për jo më pak se 15 vjet. Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Aktualisht, gjyqtarët në detyrë janë: Gani Dizdari, Perikli Zaharia, Spiro Spiro, Irma Bala, Evjeni Sinoimeri, Shpresa Beçaj, Ardian Dvorani, Besnik Ymeraj, Fatos Lulo dhe Ardian Nuni. Ndërkohë, që Thimio Kondi (ish-kryetar), Artan Hoxha, Nikoleta Kita, Agron Lamaj, Ylvi Myrtja, Metush Saraçi, Vladimir Bineri dhe Vladimir Metani, janë ish-gjyqtarët që iu ka mbaruar mandati në periudha të ndryshme kohore, duke filluar nga viti 2005 (dy prej tyre) e deri në shkurt 2008 të katër të tjerëve. Ndërsa ish-kryetarit Kondi i përfundoi mandati më 6 qershor 2008.
Godo: Jo rikandidim ata që u rrëzuan
Republikani Sabri Godo i kujton Presidentit Bamir Topi se nuk duhet të rikandidojë asnjërin nga anëtarët që u rrëzuan në Kuvend për vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Sipas z. Godo, Presidenti duhet të këshillohet me grupet parlamentare për emrat që do të konkurrojnë sërish për anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë. Politikani i njohur i së djathtës i bëri të ditur kreut të shtetit se moskandidimi nuk cenon pavarësinë, ndërsa sugjeroi se institucionet duhet të bashkëpunojnë për zgjedhjen e emrave. Godo tha dje se është njohur me listën prej 105 emrave, mes të cilëve dallon më të mirët.
“Unë lexova 100 emrat e listës dhe në radhët e tyre ka emra me të vërtetë të shkëlqyer”, - deklaroi z. Sabri Godo. Por ai sugjeron që Presidenti të aplikojë të njëjtën procedurë që bëhet për të përcaktuar një ambasador. “Nëse shumica do ta shtrijë këtë edhe në zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, do të jetë shumë mirë”, - deklaroi republikani Sabri Godo.
PS, në shqyrtim përgjigjen për Presidentin
Partia Socialiste është duke shqyrtuar me specialistët e saj juridikë përgjigjen që do i kthejë Presidentit të Republikës, Bamir Topi, lidhur me kriteret e kandidaturat për në Gjykatën e Lartë. Burime nga selia rozë konfirmuan dje se PS do t’i përgjigjet pozitivisht letrës që kreu i shtetit nisi në adresë të kësaj partie për të përcaktuar kriteret që duhet të kenë kandidatët për anëtarë në Gjykatën e Lartë. Mësohet se integriteti moral do të jetë një ndër kriteret që do të përcaktojë PS për kandidatët e mundshëm. Në të njëjtën procedurë është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe shumë shpejt në harkun kohor të 48 orëve të ardhshme opozita do të bëjë të ditura kriteret sipas këndvështrimit të saj. Ndërkohë që PD i ktheu që dje një përgjigje Presidentit Topi. Në Presidencë janë mbi 105 kandidatë që kanë dorëzuar CV. Nga këta 105 kandidatë, Presidenti Topi ka të drejtë të zgjedhë pesë kandidatë të cilët do të shkojnë për shqyrtim në Kuvend. Pas miratimit të këtyre kandidatëve që pikë së pari s’do të marrin paraprakisht pëlqimin e partive politike, do të plotësohen vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave po zhvillohet për herë të dytë, pasi pesë kandidaturat e para u rrëzuan nga mazhoranca.