E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Memorandumi i skafeve, një gjë e zgjuar

Kryeprokurorja Ina Rama, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve në lidhje me punën e prokurorisë, tha se tashmë për prokurorinë shqiptare nuk është më një problem trafikimi i qenieve njerëzore. Ajo e cilësoi memorandumin e skafeve një arritje, pasi sipas saj, tashmë kufiri bregdetar shqiptar nuk është një shqetësim. “Ajo që unë kam perceptuar, sa kohë kam qenë në krye të detyrës, është se kufiri shqiptar, veçanërisht ai bregdetar, nuk është më një shqetësim për trafikimin e qenieve njerëzore. Është një fenomen i cili ka vajtur drejt zeros. Unë mendoj se kjo nismë ka qenë e mirë, e të gjithë aktorëve që kanë vendosur këtë”, - tha Rama. Kryeprokurorja tha më tej se në hetimet që kanë ndodhur për grupet kriminale, prokurorët kanë hetuar 31 grupe kriminale. Sipas raportit, janë regjistruar rreth 16 mijë procedime penale të reja me 9 mijë të pandehur, prej të cilëve 2 607 persona me masë sigurimi “arrest me burg”.

Raportimi i kryeprokurores përpara deputetëve

Trafiku i qenieve njerëzore

“Ajo që unë kam perceptuar, sa kohë kam qenë në krye të detyrës, është se kufiri shqiptar, veçanërisht ai bregdetar, nuk është më një shqetësim për trafikimin e qenieve njerëzore. Është një fenomen i cili ka vajtur drejt zeros. Unë mendoj se kjo nismë ka qenë e mirë, e të gjithë aktorëve që kanë vendosur këtë”, - tha Rama.

Korrupsioni

“Janë përdorur shumë elemente në hetimin e çështjeve. Kemi përdorur edhe metoda të reja për hetime. Megjithatë, ka mungesa në gjetjen e ekspertëve të duhur që duhen në hetimin e zgjeruar. Mendoj se duhet gjetur zgjidhja e kësaj çështjeje me anë të një ligji ku të ketë mundësi që ky lloj shërbimi ekspertësh të jetë privat”.

Transferimi i shpeshtë i prokurorëve

“Transferimi i 14 prokurorëve nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk ka qenë masë disiplinore, por ka qenë një transferim për qëllime të brendshme. Nuk dua të përsëris atë që kam thënë në publik, por kam konsideruar se zyra e prokurorit të përgjithshëm kishte një praktikë punë jo të mirë. Ndoqa praktikën e prokurorëve dhe ata merreshin me çështje të thjeshta, administrative dhe nuk bënin punën e tyre, atë që kërkonte ligji për prokurorinë. Ata menaxhonin një sektor ankesash të ardhura nga populli, por në konceptin tim, prokurori nuk duhej të merrej me këto çështje, pasi duhet të merret me punë të tjera”.

Hetimet mbi Gërdecin

“Nuk mund publikoj në ç’fazë jemi me hetimet në lidhje me tragjedinë e Gërdecit dhe as pengesat që po hasim për këto hetime. Ajo që mund të them është që prokuroria është e angazhuar maksimalisht për të zbardhur ngjarjen. Mund të them që jemi në angazhim maksimal me çështjen. Për hetimet nuk mund të jap shpjegime tani. Do të jetë një tjetër moment kur të kemi rezultate edhe nga hetimet”.

Roli i Gërdecit në prokurori

“Më duhet t’ju them se për shkak të ngjarjeve të paparashikueshme që ndodhën në Shqipëri, siç ishte ngjarja e Gërdecit, e cila ka kërkuar që të angazhohen 6 prokurorë, e cila ka përmbysur të gjithë ekuilibrat e punës në Prokurorinë e Përgjithshme, ndoshta në organikën e prokurorisë duhet të konsiderohet edhe shtimi i numrit të prokurorëve”.

Kontrollet mbi prokurorinë

“Të gjitha i kemi thënë publikisht së bashku me ministrin e Drejtësisë edhe në lidhje me një kontroll që u bë në Prokurorinë e Përgjithshme. Mendoj se Këshilli i Ministrave duhet të ketë të drejtën të rekomandojë në Prokurori në lidhje me çështjet e rëndësishme, si lufta kundër korrupsionit apo krimit të organizuar”.

Karriera e prokurorëve

“Po mundohemi të bëjmë ndryshime në lidhje me sistemin e karrierës në mënyrë që t’u përgjigjemi kritereve në promovimin e karrierës së prokurorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›