E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Vëzhguesit vendorë, pa legjitimitet



Një ditë më parë u prezantuan si koalicioni i vëzhguesve vendorë, por PD-ja u kujton se dokumentacioni ligjor i 6 OJQ-ve që e përbëjnë atë, mbetet i parregullt. Njazi Kosovrasti, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thotë për “Alsat” se aleanca e kundërshtuar nga të djathtët në KQZ, ende nuk ka prezantuar shkresat e rregullta ligjore, pra nuk është e akredituar. "Është i rëndësishëm dokumentacioni që do të paraqitet pranë KQZ-së, i cili duhet të jetë konform ligjit. Nuk kanë sjellë asgjë dhe tek ne nuk figuron asgjë nga ky koalicion", - tha z. Kosovrasti. PD-ja kundërshtoi pak ditë më parë akreditimin e 2500 vëzhguesve të koalicionit, për faktin se ai nuk ekzistonte ligjërisht dhe vetëm 4 prej këtyre OJQ-ve figuronin të regjistruara në gjykatë. Kosovrasti bëri të qartë se nuk do të pranojë që "Mjaft" të jetë pjesë e monitorimit për aq kohë sa Erion Veliaj figuron njëkohësisht si drejtor i bordit të drejtorëve të kësaj organizate dhe kandidat për deputet. "Në qoftë se është kështu, pra, përsëri ai do të jetë sipas dokumenteve, drejtor i bordit të drejtorëve, nuk besoj që “Mjaft|” është në pozicionin e një organizate apo shoqate, e cila në mënyrë të paanshme mund të vëzhgojë procesin zgjedhor në Shqipëri. Vetëm i paanshëm s'mund të jetë ky përfaqësim", - u shpreh z. Njazi Kosovrasti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›