E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Vlerësojmë asocimin e PS-së në PSE

11/12/2009  Reagimi

Partia Demokratike ka vlerësuar marrjen nga ana e Partisë Socialiste të statusit të anëtarit të asociuar në Partinë Socialiste Evropiane. Sekretari për partneritet në PD, Gent Strazimiri, ka deklaruar dje se ky status i ri i PS-së është një detyrim për të respektuar rregullat themelore të demokracisë. “E vlerësojmë si një zhvillim pozitiv, që vjen automatikisht si rezultat i faktit që Shqipëria ka firmosur dhe ratifikuar nga 27 vendet anëtare të BE-së Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, çka përbën një kusht “sine qua non” për një parti për të marrë statusin e anëtarit të asociuar”, - tha Strazimiri. Ai i dha përgjigje edhe qëndrimit të kryetarit PS-së Edi Rama, sipas të cilit kjo parti është anëtare me të drejtë vote në PSE. “Uroj që të mos jetë si puna e rezolutës, për të cilën Rama mashtroi shqiptarët sikur u miratua, duke e detyruar PES-në ta përgënjeshtrojë si mashtrim të Ramës”, - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›