Mbështetje rolit të qeverisë ndaj kërkesës së opozitës
11/12/2009 Kreu i qeverisë takime me liderë qeverish dhe krerë të partive të djathta
Vitin e ardhshëm pritet vizita e Presidenti të BE-së Herman Van Rompuy
Kryeministri Sali Berisha në takimet që ka pasur me liderë të ndryshëm qeverish gjatë qëndrimit në Gjermani, ka marrë mbështetje të plotë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe liberalizmin e vizave. Shefi i ekzekutivit shqiptar në ditën e dytë të vizitës së tij në Bon, ku mori pjesë në kongresin e EPP-së, ishte pjesëmarrës në sesionin e dytë plenar, i cili u përqendrua në votimet për modifikimet e statutit si dhe në nxjerrjen e rezolutës përfundimtare të kongresit. Gjatë këtij sesioni kryeministri Berisha pati rastin të takonte dhe të përshëndetej me shumë liderë evropianë, si presidentin e sapozgjedhur të BE-së Herman Van Rompuy, kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin suedez Fredrik Rejnfeldt, kryeministri italian Silvio Berluskoni, presidentin e Komisionit Evropian Manuel Barroso etj. Pas sesionit plenar kryeministri Berisha ishte i ftuar në drekën zyrtare të zhvilluar nga CDU-ja, e shtruar për nder të kryetarëve të qeverive dhe të kryetarëve të partive të djathta të pranishme. Ai ka bërë me dije se presidenti i BE-së, Van Rompuy, dhe kancelarja gjermane Merkel i kishin premtuar se do të vizitonin vendin tonë vitin e ardhshëm. Në një deklaratë për mediet kryeministri Berisha theksoi se gjatë takimeve kishte marrë mirëkuptim të plotë për qëndrimin e qeverisë lidhur me kërkesën e opozitës për rinumërim të votave. “Në të gjitha bisedimet me kolegët e mi kam trajtuar edhe qëndrimin dhe kërkesën absurde të opozitës që të hapë kutitë e të rinumërojë votat pas një vendimi gjykate, i cili e përjashton këtë mundësi. Kam gjetur mirëkuptim të plotë nga bashkëbiseduesit e mi për qëndrimin e qeverisë dhe qëndrimin tim ndaj kësaj kërkese”, - tha kryeministri Sali Berisha.