“Zonjat e PS-së të shohin legjislacionin”
11/12/2009 Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Ministria e Ekonomisë ka reaguar dje ndaj protestës së dy deputeteve të PS-së, të cilat i kërkonin kreut të këtij institucioni të mos rrisë çmimin e energjisë. Në një deklaratë për shtyp Ministria e Ekonomisë shprehet se “na vjen keq që dy zonja erdhën dhe recituan poemën e mjerimit përpara Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Pavarësisht mërzitjes së madhe që u është shkaktuar këtyre zonjave dhe Partisë Socialistë, të braktisur nga mbështetja e jashtëzakonshme popullore e 8 dhjetorit për punën e qeverisë, i ftojmë të shohin legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe të shohin se kush i ka kompetencat për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sharjet dhe shpifjet nuk janë rruga për të bërë opozitën. Enti Rregullator i Energjisë ka kompetencën për të vendosur për rritjen ose jo të çmimit të energjisë elektrike. Qeveria ka për detyrë të mbrojë konsumatorin në rastin e rritjes së çmimit dhe për këtë në buxhetin e vitit 2010 janë parashikuar 2 miliardë lekë”, - thuhet në deklaratën e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.