PD: Zgjedhjet për Tiranën,deri në fund të prillit
Partia Demokratike vazhdon ta mbajë derën e hapur për zgjedhjet brenda selisë blu për Tiranën. Sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD, Ferdinand Xhaferri, pohon se deri në fundin e muajit prill do të jenë mbyllur të gjitha zgjedhjet në strukturat e PD-së në rrethe dhe Tiranë. Deputeti i Durrësit, Ferdinand Xhaferri, i sapozgjedhur në postin që qëndronte i ngrirë pas largimit të deputetit Spartak Ngjela nga selia blu, ka bërë me dije se deri në fund të muajit prill do të zgjidhet kryetari i ri i PD-së për Tiranën. Ai e vlerësoi procesin e përzgjedhjes së kandidaturave si transparent. Deri tani në garë janë shumë emra dhe vetëm dy do të jenë ata që do të vazhdojnë garën për t‘u zgjedhur më pas nga Konferenca e Tiranës. Deputeti Besnik Mustafaj, Aldo Bumçi, Lajla Përnaska dhe Edi Paloka janë deri tani kandidatët që pritet t‘i shkojnë deri në fund garës.
"Procesi pothuajse ka mbaruar në mbi 90 për qind të degëve dhe mendoj që deri nga mesi i muajit prill mund të përfundojë në të gjitha degët e Partisë Demokratike. Procesi ka përfunduar në shumë degë të rëndësishme, si dega e Partisë Demokratike në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Është një traditë në Partinë Demokratike, gjithmonë lihet në fund Konferenca e Tiranës", sqaroi për mediat Ferdinand Xhaferri, sekretar për marrëdhëniet me publikun në selinë blu.