PD bie dakord me PLL-në dhe BK-në për koalicion parazgjedhor dhe bashkëqeverisje
Drejtuesit e PD-së kanë rënë dakord dje me drejtuesit e PLL-së dhe Ballit Kombëtar për të zyrtarizuar në ditët e ardhshme koalicionin mes këtyre partive, si dhe për bashkëqeverisje pas fitores së zgjedhjeve të 28 qershorit. Sekretari i Përgjithshëm, Bode dhe nënkryetari i PD-së, Patozi, në takimin me kreun e PLL-së, Spahia dhe kreun e Ballit Kombëtar, Alimadhi, kanë përpiluar edhe piketat e këtij bashkëpunimi. Gjithçka pritet që të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme. PD ka nënshkruar deri tani marrëveshje me një sërë partish të spektrit të së djathtës dhe qendrës, duke arritur të konkretizojë koalicionin më të madh paraelektoral. Ky koalicion është konsideruar si koalicioni i fitores. Me marrëveshjen e arritur dje mes PD-së dhe PLL-së, pushon së funksionuari edhe e ashtuquajtura LZHK.