E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhja, Lleshi në KLD, Fanaj në Gjykatën e Lartë



Kuvendi miratoi dje me konsensus dy emra të rinj për në sistemin e drejtësisë. Kështu, Lefterie Lleshi do të jetë anëtare e re e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Njëkohësisht dje, Kuvendi miratoi edhe një dekret të Presidentit Bamir Topi, për emërimin në Gjykatën e Lartë të Mirela Fanajt. Deputetët e pranishëm votuan dje në mënyrë të fshehtë të dyja kandidaturat me konsensus. Kandidatura e Mirela Fanajt mori të gjitha votat e mundshme pro në Kuvend, 78 vota pro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›