E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa, Taylor: Shqipëria në NATO, siguri në rajon



Shqipëria vlerëson mbështetjen që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë në gjithë procesin e integrimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Këtë i bëri dje të ditës ministri shqiptar i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ministres së Shtetit për Mbrojtjen dhe Sigurinë Ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Baroneshën Winfrid Ann Taylor. "Qeveria shqiptare ka alokuar për mbrojtjen 2% të GDP-së dhe Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e përparësive dhe detyrimeve, po e menaxhon këtë buxhet në të mirë të modernizimit të Forcave tona të Armatosura dhe për të arritur objektivin për kalimin tërësisht në një forcë profesioniste brenda vitit 2010", - informoi z. Oketa. Kurse ministrja Taylor theksoi: “Pranimi i Shqipërisë me të drejta të plota në NATO u arrit në sajë të vlerësimit të punës dhe kontributeve”. Sipas saj, "anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO forcon më shumë paqen dhe sigurinë në vend". Oketa rishprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të rritur kontributin në Afganistan me një kompani trupash paqeruajtëse shtesë.

Mediu në Tropojë: E djathta, mozaik vlerash

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u prezanton banorëve të Tropojës arritjet dhe reformat e suksesshme të qeverisë teksa u bën të qartë se e djathta shqiptare është një mozaik vlerash. Gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të qytetit të Tropojës, ai u shpreh: ''Në këto vite ne bëmë realitet ato projekte që pak vite më parë ishin ëndrra''. Mediu vuri në dukje se “kjo mazhorancë do të vazhdojë edhe në një mandat tjetër të dytë me investime dhe reforma të mëdha, me ide dhe vizione, duke forcuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për ta bërë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE’’. Sipas tij, e djathta është një mozaik vlerash dhe në të ka vend për të gjithë tropojanët dhe të gjithë shqiptarët". Sipas zyrës për shtyp të Partisë Republikane, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, shoqërohej edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›