E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Bullgari për “Gazin natyror për Evropën”



Presidenti i Republikës, prof. dr. Bamir Topi, në krye të delegacionit zyrtar, u nis dje drejt Bullgarisë ku do të marrë pjesë në samitin "Gazi natyror për Evropën: Siguria dhe Partneriteti", që do të zhvillohet në datat 24-25 prill në Sofje. Me ftesë të Presidentit të Bullgarisë, Georgi Parvanov, në këtë samit do të jenë të pranishëm kryetarë shtetesh dhe drejtues të lartë të 28 vendeve nga Evropa Juglindore, rajoni i Detit të Zi dhe i Kaspikut, Azia Qendrore, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së etj. Politika evropiane për energjitikën, marrëveshjet e reja ndërkombëtare në shërbim të sigurisë energjitike në rajonin ballkanik dhe në mbarë Evropën, zbatimi i projekteve për transportimin e energjisë, mundësitë e zbutjes së situatës së krizës sa i përket gazit natyror në Evropë, janë disa nga temat kryesore që do të trajtohen nga pjesëmarrësit në këtë samit. Gjatë punimeve të samitit për energjitikën, Presidenti i Republikës do të mbajë fjalën në njërën prej seancave plenare, po ashtu pritet të ketë takime me homologë të tij dhe personalitete të tjera të larta pjesëmarrëse në samit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›