E Diel, 1 Nëntor 2026

Peka kundërpërgjigjet, kallëzim për shpifje drejtorit Shemsi Prençi

12/04/2011  Zv/ministri reagon për përplasjen

Beteja e rrugës që solli përplasjen mes zv/ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, dhe drejtorit të Forcave Speciale Shemsi Prençi ka përfunduar në dyert e Prokurorisë së Tiranës. Pas kallëzimit të bërë nga ana e Prençit, Avenir Peka, është kundërpërgjigjur me të njëjtën “monedhë”, duke depozituar dje në mbrëmje në organin e akuzës një kallëzim penal kundër drejtorit të Forcave Speciale. Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme, e cila sqaroi se Peka ka bërë pranë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë një kallëzim penal kundër Drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale të Policisë së Shtetit, Shemsi Premçi, për veprën penale “shpifje për shkak të detyrës”. Më tej zyra e shtypit sqaron se Ministria e Brendshme garanton opinionin publik se në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk do të lejojë keqpërdorimin e Policisë së Shtetit për asnjë arsye apo motiv që bie ndesh me Ligjin për Policinë e Shtetit. Ministria e Brendshme u bën thirrje forcave politike të qëndrojnë larg përpjekjeve për të instrumentalizuar politikisht struktura apo efektivë të Policisë së Shtetit. Një nga zyrtarët e kësaj të fundit Shemsi Prençi ka akuzuar direkt zv/ministrin Peka se ai e ka urdhëruar në mënyrë të paligjshme, që të dislokonte menjëherë forcat e ndërhyrjes së shpejtë në dy sheret militanteske në ndodhura në Kamëz dhe Bathore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›