Sherri mes PD-PS në Kamëz konflikt mes Pekës e Prençit
12/04/2011 Përplasja mes militantëve transferohet në zyrat e shtetit. Prençi padit ministrin Peka
TIRANE-Zhurmës së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, duket se i është shtuar dhe një skandal mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Shkak ka qenë një konflikt i lindur në rrugët e Kamzës e Bathores mes militantëve të dy forcave politike PD dhe PS, i cili më pas është transferuar në zyrat më të larta të shtetit, ku protagonistë kanë qenë ministri në detyrë Avenir Peka, si dhe drejtori i forcave speciale në Policinë e Shtetit Shemsi Prençi. Ky i fundit pretendon se ministri Brendshëm, Avenir Peka, ka ushtruar presion psikologjik mbi të, duke e kanosur dhe fyer rëndë, pasi Prençi nuk i është bindur urdhrit të ministrit për të dërguar forcat speciale në zonën e Bathores e Kamzës, aty ku dy ditë më parë kishte ndodhur përplasja mes militantëve të dy partive. Kësaj përplasje, drejtori i Forcave Speciale, Shemsi Prençi, ka preferuar t’i shkojë më tej, duke depozituar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj ministrit Avenir Peka. Kallëzimi mësohet se përmban të gjithë bisedën e zhvilluar mes Prençit dhe ministrit Peka, dhe dy akuzat e formuluara në të janë ajo e “fyerjes për shkak të detyrës” dhe “kanosjes”. Vetë Prençi ka treguar për mediat se është detyruar të mos i bindet urdhrit dhe në lidhje me incidentin ka vënë në dijeni drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit dhe gjithë trupat diplomatike. “Për një incident që ka ndodhur në Bathore, zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, ka kërkuar që unë të shkel ligjin dhe të vë forcat speciale në atë zonë. Kam refuzuar dhe ai më ka kërcënuar dhe ofenduar. Do t’i kërkoja zotit Kryeministër që standardet që mundohet të ndërtojë në Shqipëri, të mos lejohen t’i shkelin e t’i nëpërkëmbin njerëz si Avenir Peka”, ka deklaruar Prençi. Më tej ai shtoi se merr urdhra vetëm nga Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe askush tjetër dhe se nuk do pranojë t’u bindet urdhrave të paligjshëm. Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje nuk ka reaguar ministri në detyrë Avenir Peka, dhe se momentalisht nuk dihet nëse ai do ndërmarrë ndonjë masë ndëshkimore ndaj Prençit.