Vret veten djali i protestuesit të vrarë më 21 janar
12/04/2011 Familjarët: Bardhoshi ishte djalë i tërhequr, pas vrasjes së të atit nuk fliste shpesh
Telefonata me dajën pak minuta para vetëvrasjes “Eja këtu, mos e lër vetëm vëllain”
FIER- Vetëvritet me pistoletë Bardhosh Myrtaj, djali i protestuesit të vdekur më 21 janar në kryeqytet. 22-vjeçari, Bardhosh Myrtaj nga fshati Kreshpan i komunës Cakran në rrethin e Fierit, i ka dhënë fund jetës së tij, mesditën e së hënës. Ngjarja ndodhi disa metra larg banesës së familjes Myrtaj në një pjesë kodre ku janë të instaluara antenat e kompanive të telefonive të ndryshme celulare. Burime nga vendi i ngjarjes rrëfejnë se ngjarja ndodhi rreth orës 11.55 minuta të ditës së hënë. Viktima është gjetur i vdekur nga familjarët me një plumb në pjesën e djathtë të kokës mbi vesh. Ndërkohë burime zyrtare të policisë së Fierit bënë të ditur se 22- vjeçari është vetëvrarë me një armë zjarri, tip pistolete. Efektivët blu, gjithashtu konfirmojnë se nga deponimet e të afërmve të viktimës mësohet se 22 -vjeçari ka qenë tip i mbyllur dhe shfaqej krejt i vetmuar. Kjo, sipas policisë fierake, e përfshin Myrtajn në kategorinë e viktimave të mundshme që mund të kryejnë vetëvrasje. Sipas të afërmve të Myrtajt, 22-vjeçari përpara se të kryente vetëvrasjen ka telefonuar të vëllain dhe dajën e tij. Në këtë bisedë të shkurtër telefonike, i ka kërkuar dajës që të shkonte në vendin ku ndodhej dhe të merrte motorin. Të afërmit tregojnë se 22-vjeçari i ka thënë: “Eja këtu në kodër të marrësh motorin tim, mos e lër vetëm Enrin”. Me këtë të fundit ka nënkuptuar kështu se i vëllai duhej të ishte i shoqëruar për t’u përballur me skenën që do të gjente në kodër. Dajë e nip (vëllai i viktimës), kanë vrapuar për te vendi i ngjarjes, por ka qenë tepër vonë. Të afërm të tij kanë dhënë deklarata, të cilat ja kanë nisur si dëshmi edhe policisë. “Ishte një djalë tepër i tërhequr nga jeta e përditshme dhe realiteti përreth. I tillë Bardhoshi u bë pas vdekjes së të atit në demonstratë. Nuk fliste dhe nuk bëhej pjesë e komenteve dhe diskutimeve. Kishte qenë me të vëllain në Itali, por tani ndodheshin në shtëpinë e tyre. Qysh prej vdekjes së babait, ata nuk ikën më në shtetin fqinj. Ky ishte djali i dytë i familjes, pasi tjetri është 2 vjeç më i madh”, mësohet të ketë thënë Hajrulla Myrtaj, një prej të afërmve.