E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Tirana me ajrin më të ndotuar

TIRANË- Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka cilësuar si tepër shqetësues ndotjen e ambientit dhe të ajrit në Tiranë, si në qendër ashtu edhe në periferi të qytetit, pasi sipas tij prek në mënyrë të drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarëve, duke rritur ndjeshëm sëmundshmëritë e rënda.

“Në Tiranë kemi ndotja nga veprimtaria ndërtimore e pakontolluar dhe jashtë të gjitha normave, në Tiranë kemi ndotje nga automjetet, ndotja bakteriale bën të vetën për arsye të problemit të mbeturinave. Kemi njëkohësisht edhe ndotjen akustike, por duke e ndarë këtë të fundit nfa këto tre të parat, ju e kuptoni se cfarë dëmi të pallogaritshëm i bëhet shëndetit”.

Deklaratat ministri Vasili i bëri gjatë një seminari të zhvilluar me specialistë të shëndetit publik, ku ka kërkuar rritje të nivelit dhe kërkimit shkencor në fushën e shëndetit dhe mjedisit, në identifikimin e faktorëve negativ në mjedis, si dhe në vlerësimin e madhësisë së rriskut dhe impaktin e këtyre faktorëve në shëndet.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vasili: Tirana me ajrin më të ndotuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›