PD, deputetët me dosje lënë mandatin
Megjithë vendosjen e një afati prej 24 orësh për dy relatorët Aldo Bumçi dhe Arben Isaraj për paraqitjen e një drafti në komisionin e Ligjeve, kjo kohë rezultoi e pamjaftueshme.
ADI SHKEMBI
Gjatë mbledhjes së djeshme ky komision, i cili është edhe komisioni përgjegjës, nuk e preku dje këtë çështje, duke u lënë relatorëve të PD-së dhe PS-së kohën e mjaftueshme për të dërguar sa më shpejt një draft përfundimtar në komision dhe më pas në seancën plenare. Ndërkohë, burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur për gazetën se, kjo forcë ka shkrirë në një të gjitha amendimet që i janë bërë ligjit të vitit 2006 dhe propozimeve të ardhura nga deputeti Biberaj. Relatori demokrat, Aldo Bumçi, është takuar gjatë paradites së djeshme në ambientet e kryesisë me relatorin socialist, Arben Isaraj, ku i ka dhënë këtij të fundit draftin e PD-së për të dhënë sugjerimet e kësaj force politike, me qëllim arritjen e konsensusit përpara se ligji të kalojë në Parlament.
Drafti i PD
Burime nga grupi i maxhorancës bëjnë të ditur për gazetën se, drafti përfundimtar i demokratëve në thelb ka ligjin e vitit 2006, i cili mban firmën e ish-kreut parlamentar në atë kohë, Bamir Topi. Gjatë ditëve të fundit zyrtarët e PD-së e kanë mbrojtur fort draftin e paraqitur dy vjet më parë, duke lënë të kuptohet se nuk do të miratojnë në Kuvend një ligj që ndryshon në koncept varianti i tyre. Burime nga PD-ja sqarojnë gjithashtu se, në thelb ky ligj ka verifikimin e figurës për zyrtarët e lartë dhe e reja, në ndryshim me atë të vitit 2006, është se nëse vërtetohet se zyrtari i lartë ka papajtueshmëri me postin që mban, pra rezulton me dosje, është i detyruar të lërë mandatin. Në këtë nen të draftit të PD-së përfshihen kryeministri, deputetët, ministrat si dhe të zgjedhurit lokalë. Ky amendim në fakt është paraqitur në Kuvend si një nismë personale e deputetit të PD-së, Fatos Hoxha dhe rregullonte një 'lapsus' të draftit të vitit 2006 të demokratëve ku thuhej se, nëse rezultonte se deputeti ishte me dosje, vazhdonte ushtrimin e detyrës, por vetëm sa i bëhej e ditur një gjë e tillë.
Opozita
Ndërkohë burimet pranë PS-së bëjnë të ditur se, kanë nisur të shqyrtojnë draftin e paraqitur nga Partia Demokratike lidhur me hapjen e dosjeve. Por këto burime shtojnë se, PS-ja nuk ka dhënë ende "OK" për këtë draft sikundër nuk e kanë hedhur poshtë. Pak ditë më parë relatori socialist në komisionin e Ligjeve, Arben Isaraj, u shpreh se, të tre draftet e paraqitura në Kuvend, ai i PD-së, PS-së dhe PDK-së, duhet të tërhiqeshin pasi janë antikushtetues. Ndërkohë vonesat e vazhdueshme në paraqitjen në komision të një drafti përfundimtar për hapjen e dosjeve, vë në rrezik miratimin e këtij ligji të hënën e ardhshme në komision, ashtu siç pati vendosur të hënën konferenca e kryetarëve. Ndërkohë nga ana e saj maxhoranca është e vendosur në miratimin e këtij ligji brenda korrikut, sikundër ka deklaruar me anë të kryetarit të grupit të saj parlamentar se do ta votojë këtë ligj edhe nëse opozita do të tërhiqet.
Drafti i PD “Për spiunët”
Subjekte të verifikimit
a) Deputetët;
b) Presidenti i Republikës, të zgjedhurit nga Kuvendi dhe të dekretuarit nga Presidenti i Republikës si dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese;
c) Anëtarë të Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, sekretarë të përgjithshëm të institucioneve qendrore në varësi të kryeministrit apo ministrit, funksionarë politikë, drejtorë të përgjithshëm dhe drejtorë të drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në struktura të tjera shtetërore;
ç) Zyrtarë të lartë të Presidencës, administratës së Kuvendit, të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të prokurorit të Përgjithshme sipas rangjeve të caktuara në pikën "c"; etj...
Papajtueshmëria e figurës
Pastërtia e figurës morale të zyrtarit, të përcaktuar në nenin 3, të këtij ligji është e papajtueshme me mbajtjen prej tij, gjatë periudhës 29 nëntor 1944 deri 11 dhjetor 1990 të një nga detyrave, apo cilësive të mëposhtme:
a) Anëtar apo kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës, me përjashtim të rasteve kur ka vepruar kundër vijës zyrtare, apo është larguar vetë nga detyra në mënyrë publike;
b) Anëtar qeverie, anëtar i Këshillit Presidencial, kryetar i Gjykatës së Lartë, prokuror i Përgjithshëm, përpara zgjedhjeve të 31 marsit 1991, me përjashtim të rasteve kur ka vepruar kundër vijës zyrtare ose është larguar vetë në mënyrë publike;
c) Oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve të Sigurimit të Shtetit, si kryetar dege, drejtor apo zëvendësministër dhe ministër i organeve të Punëve të Brendshme; etj...
Verifikimi
Nëse komisioni i verifikimit të figurës vlerëson se zyrtari i lartë, i zgjedhur nga populli, përfshi deputetin, kryetarin e bashkisë, kryetarin e komunës rezulton me dosje, lë mandatin menjëherë.
Dosjet, Topi: E pafalshme që të kthehet në demagogji
Presidenti Bamir Topi reagon për herë të parë lidhur me ligjin "Për hapjen e dosjeve". Në një intervistë për "Tribuna" ai është shprehur se, është e pafalshme që kjo çështje të kthehet në demagogji. Sipas Topit, "Në Parlament drafti që po diskutohet është propozim i grupit parlamentar të PD-së, ka emrin tim atje, pra si kryetar i grupit, çka do të thotë që kjo është një çështje e hershme, por është akoma më e hershme, sepse çështja e hapjes së dosjeve ka filluar që në vitin '92 dhe është e pafalshme për politikën, e patolerueshme do të thosha, që në vitin 2008, kur kanë kaluar kaq vite, kjo të kthehet në një demagogji të pastër dhe të mos ketë hapa konkretë, hapa realë. Duke iu referuar eksperiencës në disa vende të Lindjes, ku gjatë viteve të kaluar është bërë hapja e dosjeve, presidenti Topi u shpreh se, "shoqëria private në kapitalizëm të jep një mijë mundësi, ku çdo njeri, i cili në një etapë të caktuar të jetës së tij mund të ketë gabuar, të shkojë e të punojë i lirë e i qetë, të gëzojë frytet që ka demokracia, por të mos marrë misione të rëndësishme, të cilat në këtë rast qytetarët me të drejtë i quajnë misione të marra me qëllim për të deformuar demokracinë, sepse kjo do të jetë shumë e rëndë dhe në vazhdim".